"Gjyq popullor për incineratorët" Opozita ka shpallur 'armik' Edi Ramën"

Edi Rama është armik i Sali Berishës, dhe kreu i PD u shpreh se nuk do të ndalet pa ndëshkuar kryeministrin dhe të gjitha zyrtarët e qeverisë së tij për çështjen e incineratorëve. Për ta bërë të mundur këtë aksion opozitar, Berisha do të bashkëpunojë edhe me Ilir Metën , që të nxjerrin qytetarët në shesh kundër qeverisë deri në largimin e kreut të saj.

Prioriteti i aksionit opozitar të Sali Berishës do të jenë zbardhja e aferës korruptive të incineratorëve dhe përfshirja e zyrtarëve më të lartë të mazhorancës më në krye shefin e qeverisë Edi Rama. Demokratët nuk do të ndalen vetëm në publikimin e dokumentave apo denoncimet në SPAK, por opozita do të thërrasë popullin në shesh kundër qeverisë.

Sali Berisha: Kalë beteje do të jetë çështja e djegësve. Do të jenë qytetarët që do të bëjnë gjyqin. Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën dhe në mënyrë figurative djegësit do të djegin aty ku djegin plehrat do të djegin qeverinë e tij. Skenari është protestë qytetare, civile në rast nevojë të mos bindjes civile”

Pas shtrëngimit të duarve në protestën e qytetarëve të enjten e 4 gushtit, pas Ilir Metës, edhe Sali Berisha e konfirmoi bashkëpunimin e Partisë demokratike dhe Partisë së Lirisë për të luftuar politikisht kundërshtarin e tyre Edi Ramën.

Sali Berisha: Meta është opozitar i vërtetë. Do të bashkërendojmë çdo veprim me zotin Meta dhe partinë e tij, shoqërinë civile dhe partitë e tjera.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, qeveria dhe policia kanë bërë përpjekje për të fshehur provat e tragjedisë në Himarë, ku gjeti vdekjen 7- vjeçarja.

Sali Berisha:Gjithçka flasin për krim të mirëfilltë shtetërorë. Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit. Janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit.

Ndërkohë që i ka kujtuar ultimatimin Edi Ramës të vendosur nga qytetarët, Sali Berisha edhe njëherë i kërkoi kryeministrit që të mbajë përgjegjësi duke shkarkuar Ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Turizmit.

EMISIONET