Gjithçka duhet të nisë nga uji

Gjithçka duhet të nisë nga uji

Nje nga problemet madhore qe ka Tirana eshte keq menaxhimini sistemit te ujesjellesit.

Uji per furnizimin e popullsine, per nevojat ne sektorin e prodhimit, industrise (ajo pak qe eshte), gjelberimit, bujqesise eshte i keq menaxhuar.

Tirana renkon ne cdo ore te dites me zhurmen e pompave ne katet e pallatit, fuciat me uje jane dekor urban si ne favelat me te varfera te botes. Lana eshte mbytur nga ujerat e zeza e pulson ndotje e ere te rende.

Tirana ky qytet me nje pozicion gjeografik unik, me lumenj aktive e burime uji natural, nder me te miret, me rruget rrethuar nga vijat ujore qe kontribuonin ne pastrimin e cilesine ambientale te qytetit e nje sistem kanalizimi e ujesjellesi realizuar nga arkitektet italiane, sot eshte nje qytet qe mbytet nga uji i kanaleve te zeza, nga nje rrebesh shiu, nga bllokimi i pusetave, e rubinetat ne thatesire.

Kjo video eshte e pak casteve me pare.

Tregon punen e nje komune italiane nder me industrialet ne vend e qe ka investuar per te ricikluar ujin e zgjidhur problemin e furnizimit te qytetit.

Kjo eshte largpamesia e nje administrate lokale qe nuk investon per videot ista fejbukiane te imazhit personal, por zgjidhje hallesh e zhvillimi ekonomik e urban.

Nese Tirana do kete fatin te ndryshoj keq menaxhimin politik, ekonomik e social te 8 viteve te fundit, gjithcka duhet te nis nga uji, ajri e historiku gjeodemografik i qytetit!

EMISIONET