Gënjeshtra, si ushqim i preferuar i turmave

Gënjeshtra, si ushqim i preferuar i turmave

Pothuajse shumica e njerëzve e dinë se në vendet normale (këtu nuk përfshihet Shqipëria) e fitojnë shumicën në parlament pasi kanë bërë një numër të madh premtimesh të gënjeshtërta.

Dhe, këto forca politike, pasi marrin pushtetin dhe kuptojnë që gënjeshtrat bindin turmat, vazhdojnë të gënjejnë në mënyra të ndryshme e të shumta.

Vazhdojnë mashtrimin e turmave, të cilave u krijojnë iluzione, me një dozë të madhe romantizmi. Jo pa qëllim e përjashtova Shqipërinë. Në Shqipëri nuk ka nevojë për gënjeshtra. S’ka nevojë as për programe.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

S’ka nevojë as për të vërteta. Mjafton të flasësh si i forti i rrugës, apo si gangster arrogant, apo të flasësh për rrota, timon, tepsi e tigan... dhe ke fituar. Por le të rikthehemi te qëllimi i këtij shkrimi.

Gënjeshtra dhe mashtrimi i qëllimshëm i një populli nga demagogët i ka rrënjët thellë në histori. Ajo që ngelet për t’u parë është fakti që gënjeshtrat në politikë vazhdojnë të jenë traditë dhe armë në luftën për fitimin dhe mbajtjen e pushtetit, por edhe kur gënjeshtrat zbulohen ato vazhdojnë të joshin turmat dhe t’i bindin për t’u marrë votën.

Kështu edhe pse vijnë në pushtet me gënjeshtra dhe premtime të gënjeshtërta, një pjesë e elektoratit vazhdon të jetë besnike e partisë, pavarësisht të keqes që vuan vendi.

Këtu qëndron edhe çudia. Në të gjitha sondazhet që kryhen ka një përqindje shumë të madhe që mbështet ato parti që, jo vetëm i mashtruan, por edhe i kanë gjunjëzuar me taksa, i kanë varfëruar, kanë çuar në regres zhvillimin e vendit, madje kanë falimentuar ekonominë dhe shtetet shpesh herë... Kësaj pyetjeje i’a jep përgjigjen këtu e 300 vite më parë shkrimtari Xhonathan Suift.

“Turma,- shkruan ai- është naive, thotë gënjeshtra, beson gënjeshtra. Gënjeshtra është natyra e saj, ajri që thith. Ka nevojë për më tepër art që të bësh një popull të besojë të vërtetën, në vend që t’i imponohet një gënjeshtër shpëtimtare”.

Që të bësh një gënjeshtër të besueshme, lind nevoja e të paturit njëfarë arti dhe njohjeje të mirë të psikologjisë së turmave.

ë esenë e tij “Arti i mashtrimit politik”, Xh. Suift, edhe pse konsideron se kjo ka veçse pasoja negative, jep disa “këshilla” se si duhet të thuhet gënjeshtra në mënyrë që të jetë e besueshme.

Natyrisht që atëherë ky analist social, i cili gazetarët e epokës i quante mashtrues me talent të mangët ose pa talent, qu u mungon zotësia të shesin gënjeshtrat, nuk mundej të parashikonte evolucionin e përhapjes të mashtrimit politik nëpërmjet shtypit dhe gazetarisë së varur, televizive e radiofonike.

Aq më tepër që nuk mund të parashikonte internetin dhe shpërndarjen e “lajmeve” për konsum masiv, që njohin të gjitha gënjeshtrat dhe që në Internet shpërndahen 24 orë në 24.

Gënjeshtra tashmë është elektronike, botërore. Shekulli XXI evoluon me hapa galopante në shekullin e epokës së gënjeshtrës internetike.

EMISIONET