Fllad zemrash në KLGJ, Llagamisu ktheu institucionin në çerdhe nepotizmi dhe ndjenjash sentimentale

Fllad zemrash në KLGJ, Llagamisu ktheu institucionin në çerdhe

Një nga arsyet dhe shkaqet që kanë ndikuar në djallosjen e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, është faktori i nepotizmit në çdo hallkë të institucioneve ligjzbatuese.

Me paratë e taksapaguesve shqiptare, bëhen ndere pa fund në sistemin e Drejtësisë, duke dalë dhe përtej kufirit limit, e kapërcyer çdo cak të mundshëm, të individëve që punësohen.

Shoku, baxhanaku, kunata, mbesa, dashnorja, dashnori, nipi, vëllai, motra, dashnori i dytë apo i tretë, krijojnë atë prognozën e filmit “Rrethimi i Vogël” brenda një institucioni, që nuk del dot nga vargonjtë dhe të ketë forcë për tu futur në konturet ligjore.

Një gjë e tillë është bërë modë, dhe thuajse e gjithë administrata në Shqipëri, kështu funksionon.

Dhe kësaj situate dhe formule, nuk mund ti shpëtojë dot as Këshilli i Lartë Gjyqësor, që drejtohet nga kotelja brune, Naureda Llagamisu.

Duke qënë se Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) i dikurshëm, nga viti 1992 e deri në 2018, është drejtuar vetëm nga meshkuj, pasi rolin drejtues të këtij institucioni e kishte Presidenti i Republikës, u mendua që në kryer të një institucioni të ri që kontrollon sistemin e gjykatave, të vihet një femër.

Dhe në 2018 mbi themelet e KLD së ç’armatosur dhe të mbushur me kunjuktura, që siç thuhej atëherë ishte e politizuar dhe kapur nga krimi i organizuar, u ngrit institucioni i ri i quajtur Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Dhe si për ironi të fatit apo për të thyer atë tersin e serisë së meshkujve drejtues, u pa e udhës që në krye të KLGJ-së, të vendoset një femër.

Një nikoqire, që do të punonte ditë-natë, përgjatë një mandati 5 vjeçar, siç është Naureda Llagamisu.

Llagamisu, përgjatë këtyre 4 viteve punë në krye të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nuk ka bërë gjë tjetër veçse, ka çimentuar formulën e nepotizmit brenda institucionit.

Shoku, baxhanaku, kunata, mbesa, dashnorja, dashnori, nipi, vëllai, motra, dashnori i dytë, dashnori i tretë, janë bërë bllok në KLGJ.

Nepotizëm tipik lemeritës, kur shikon trajektoren e lëvizjes së një punonjësi në KLGJ, i cili vete nga njëri institucion në tjetrin.

Aty ku shkon Llagamisu, aty shkon dhe mbështetet në krah edhe personi.

Flladi i zemrave është i pandalshëm, dhe që domozdo kjo situatë, nuk përbën asnjë shqetësim për ndonjë kriter të cënimit të besimit të publikut apo imazhit të Drejtësisë dhe Gjyqtarit të Republikës së Shqipërisë.

Imazhi dhe besimi i gjyqtarit të Republikës për Llagamisun, prishet e dëmtohet, vetëm kur shkruan Elton Qyno, apo gazetarë të “STOP” dhe mediave të tjera.

Por kur plas “stuhija” e zemrave në KLGJ dhe krijohen marëdhëniet nepotike me nuanca sentimentale, nuk ka asgjë të keqe.

Në të tilla raste nuk thyhet asnjë kriter, edhe pse brekët e besimit të publikut ndaj Drejtësisë, zbresin përtej kaviljeve.

Se fundi fundi, mandatin 5 vjeçar s’ka kush ja mer Llagamisut, deri në dhjetor të vitit 2023. Pas kësaj periudhe, shohim ndonjë vend në Gjykatën e Lartë apo Gjykatën Kushtetuese, se edhe miq kemi krijuar plot tashmë.

Pirgu i madh i dosjeve që ndodhet në gjykata dhe fakti që s’ka gjyqtarë për të gjykuar, nuk cënon besimin e publikut.

Kryetarka e KLGJ-së, mburet dhe ka si etalon suksesi se i ka ulur rrogën, 440 mijë lekë të vjetra gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahut.

Dhe nga ana tjetër me firmën e saj, ka çuar në Elbasan një gjyqtar si Elis Dine, të akuzuar dhe arrestuar në Fier për tentative përdhunimi të një vajze në pyllin e Semanit.

E ku ka më cënim të besimit të publikut, e ku ka publik që të besojë ty Llagamisu dhe gjyqësorin tënd, të dalë jashtë çdo binari. Ku gjyqtari në vend që të të gjykojë, të turret të përdhunojë.

Nëse ke pak cipë, si ti dhe anëtarët që mban rreth e qark tavolinës, thëriteni në një dëgjesë private vajzën e masakruar nga ai që ke emëruar gjyqtar në Elbasan. Thërite dhe dëgjojë si femër.

Ti në këtë rast jo vetëm që ke nxitur në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor dhe ke krijuar imazhin e gabuar mbi gjyqësorin, por ke çertifikuar me "ISO 9001" përdhunimin total të gjithë sistemit dhe Reformën në Drejtësi në tërësi.

Nga Elbasani një hamshor sapo largoi Vettingu, një hamshor me vrap e emërove ti, zonja Llagamisu.

Uroj që kur të m’plakesh, të bësh një gjyq pensioni me këtë gjyqtar.

Në 4 vjet punë, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nuk ka bërë gjë tjetër në atë institucion, veçse ka krijuar një fllad zemrash brenda mureve të tempullit të Drejtësisë.

Ajo as ka çarë kokën ndonjëherë për gjyqtarët dhe imazhin e tyre. Nëse do pyeste ndonjëherë për gjyqtarët, Llagamisu, nuk do krijonte qëndrimet me dy standarde në KLGJ.

Kjo futi teorinë e shprehjes “…ca të nënës dhe ca të njerkës…”.

Ku disa gjyqtarë që kanë lidhje të forta në KLGJ, del dhe i mbron ndërsa disa të tjerë, i le të perpeliten tek oborri i Pallatit të PoliDrejtësisë, në ish-Fusha e Aviacionit.

Llagamisu, masakroi sistemin gjyqësor duke shkrirë gjykata të tëra dhe lënë rrugëve qytetarët, gjyqtarët dhe vetëm imazhin e tyre, për të cilin Llagamisut, sot i qan barku.

Për kilomentra të tëra, në vitin 2023 qytetarëve të Shqipërisë, u duhet të ndjekin me furgona dhe autobuza, derën e gjykatës për të marë Drejtësinë.

E ndër të tjera, për të gjithë këta fatkeqë që do dergjen koridoreve të gjykatave, Llagamisu ka një surprizë. Pasi kjo zonjush, mban të ruajtur në sirtar një projekt, për ritjen e tarifave gjyqësore.

Ku veç shpenzimeve logjistike, qytetarët në të ardhmen do ti duhet të paguajnë më shumë kërkesë paditë, dhe ankimet e tyre në gjykata.

Kjo që kam shkruar është vetëm ajo pika e voçkël, e imazhit të Drejtësisë që përfaqëson e drejton sot, zonjush Llagamisu e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Është një pikë që nëse në ditët në vijim do vijoj të shkruaj me emra nepotizmash dhe fllad zemrash në KLGJ, pika e voçkël kthehet në rrëke.

Rrëkeja bëhet lumë, e lumi det. E mandej shkojmë në tsunami, zonjush Llagamisu.

Ndaj mos u shqetëso shumë për ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor që krijojnë gazetarët, por shiko punët e tjera, se ke plot vrima në gjyqësor që nuk mbushen kollaj.

E sa për qytetarët e Shqipërisë, prej kohësh ata përfshirë dhe mua, kanë mbaruar punë.

Kanë larë duart, me ndjenjat dhe armiqësitë për gjyqësorin tuaj.

EMISIONET