Flasin për dekomunistizim kur promovojmë kriminelët e regjimit komunist dhe kulturën komuniste

Flasin për dekomunistizim kur promovojmë kriminelët e regjimit

Korani i "OPINION" nuk largohet prej misionit të promovimit të kuadrove më të lartë te diktaturës dhe kulturës komuniste të shkrimtarëve dhe artistëve.

Dje 18 janar 2022 në emisionin "OPINION”, Korani, kishte vrasjen e Mehmet Shehut. Sot pas 40 vjetësh ku janë thënë e stërthëne të gjitha për vrasje-vetvrasjen e Mehmeht Shehut, dhe gjatë këtij emisioni mjaftë të dobët nuk pati asgjë të re apo të rëndësishme përpos thashethemnajës…

Sot është jashtë kohës dhe fare i parëndësishëm për atë çka po kalon Shqipëria nga një politikë e korruptuar e kapur nga krimi, pastrimi parasë ilegale dhe një media të korruptuar të lidhur me qeveritë krim të radhës në shërbim të grabitjes së pasurive kombëtare, ku në TOP është OPINION i KLAN-it për KLAN-KLANET, pra vrasja apo vetrasja e një krye-krimineli si Mehmet Shehu si luftë brenda llojit të një regjimi kriminal komunist nuk është fare e rëndësishme sot.

Qëllimi këtij emisioni është largimi vëmëndjes dhe një lloj inkoshienti nostalgjie dhe kamuflimi për shëbimet si KORAN para 90’ dhe OPINION pas 90 ndaj regjimeve kriminale politike.

Blendi Fevziu e fillon emisionin me prezamntimin e librit të Qemal Lames, ish Drejtor i Përgjithshëm i Hetuesisë së Republikës Socialiste të Shqipërisë që nga prilli i vitit 1982 fill pas vrasjes së Mehmet Shehut, deri në vitin 1992.

Një Heinrech Himmler shqiptar që në periudhën kur erdhi Q. Lame, hetuesia e drejtuar nga ky ka dënime të panumërta për agjitacion e propogandë, tortura fizike psikologjike të ndaluara nga neni 7 i kodit procedurës penale të kohës por zbatuar rëndom në birucat e Hetuesisë së shokut Qemal Lame.

Blendi Fevziu, pasi i promovon librin “Kur shëmbeshin themelet” format i librit të shokut Enver “Kur hidheshin themelet”, shoku Qemal Lame vetpromovon në ekranın e KORANIT, librin e tij të fundit “MIq dhe armiq” të botuar tetorin e fundit sipas tij.

Fevziu I kërkon direkt Q.Lames, -në qoftë se do të ketë mundësi në javët e ardhëshme te bëjë nje bisedë, në qoftë se Lame do të pranoj, për trajtimin e ngjarjeve te periudhës nga viti 1982 deri ne 1992 për krimet e komunizmit.

Èshtë njësoj sikur Himlerit të Gestapos Naziste ti kërkonin të tregonte krimet e Nazizmit!!! I cili helmojë veten me “Cianur Potasiumi” pasi ishte kapur nga aleatët më 23 Maj 1945.

Ndërsa Himleri shqiptar Qemal Lame, del banak me banak televiziv duke u promovuar për gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe duke na e paraqitur si luftëtar të lirisë për demokracinë në Shqipëri, Drejtorin e Pegjithshëm të Hetuesisë së Përgjithëshme të Republikës Socialiste nga viti 1982-1992 ne periudhën me të errët të dënimeve politike, pushkatimeve, torturave, interrnimeve.

Ky njeri në vend që të jetë ne bankën e të akuzuarve promovohet nga KORANËT e mediave si shërbëtorë të trungut kallzimeve dje.

Turpi i ka kaluar kufijtë e turpit jo vetëm nga keta KORANÈ por edhe nga mosreagimi i opinionit publik.

Unë i kam lexuar librat e Qemal Lames “Kur shëmbeshin themelet” dhe "Dritë hijet e kohës". Kam shkruar dy shkrime për gënjeshtrat dhe manipulimet e këtij njeriu të paskrupull dhe i pa pikë reflektimi moral për një akt pendese për përgjegjsinë e tij për krimet e hetuesisë komuniste drejtuar nga ky për 10 vjet.

Faji nuk është i tij por i shoqërisë shqiptare e pa ndërgjegje dhe e pamoral për të reaguar ndaj krimit dhe të keqes.

EMISIONET