Fjala e plotë e Yuri Kim: Drejtësinë duhet ta bëni ju shqiptarët, jo të huajt. Koha të hapni një epokë të re

Fjala e plotë e Yuri Kim: Drejtësinë duhet ta bëni ju

Fjala e plotë e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim në tryezën "5 vjet Reforma në Drejtësi" 

Pesë vjet më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të cilat krijuan një kornizë gjithëpërfshirëse për reformën në drejtësi.Sondazhet në atë kohë treguan se 93%e qytetarëve shqiptar mbështesnin reformën në drejtësi.

Ata kërkonin reformë në drejtësi, gjë që dëshmon sesa shumë shqiptarët e zakonshëm dëshiron një ndryshim të vërtetë. Sikurse e kam thënë shpesh reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur por tashmë po shohim rezultate.

Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm drejt reformës në drejtësi që qytetarët dëshirojnë, dhe jemi duke parë rezultatet e këtyre përpjekjeve.

Të gjithë institucionet e krijuara nga reforma në drejtësi në vitin 2016 janë tashmë plotësisht funksionale. Disa nuk janë plotësisht të plotësuara, por janë funksionale, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, KLGJ e KLP. Sikurse kemi parë nga lajmet SPAK e BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate.

Vetingu i fuqishëm i gjyqtarëve dhe prokurëve ka shkulur zyrtarë shumë të korruptuar. Institucionet e drejtësisë në vend janë duke treguar se mund të veprojnë dhe mund të japin rezultate në emër të popullit shqiptar.

Janë duke treguar se ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Të mëdhenj e të vegjël, as edhe një, pavarësisht sesa i fuqishëm mund të mendoni që jeni në këto çast.

As edhe një nuk është mbi ligjin dhe ju përket institucioneve të drejtësisë, ju të tregoni përmes veprimeve tuaja që kjo do të jetë e vërtetë dhe do të mbetet e vërtetë. Është shpresë e Shqipërisë dhe e gjithësecilit rreth kësaj tryeze që të sigurohet që reforma në drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë dhe të krijohet shpresë.

Kemi filluar të shohim rezultate, nga heqja e gjyqtarëve të korruptuar deri tek dënimet e prokurorëve të nivelet e larta, arrestimet e politikanëve, policëve e kriminelëve të krimit të organizuar që kanë kryesuar titujt e ngjarjeve të javëve të fundit.

Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur, madje shumë nuk kanë dashur të ndodhte, por po ndodh.

Shumë do të vazhdojnë të shpresojnë dhe shumë do të vazhdojnë të veprojnë që të parandalojnë vazhdimin e saj. Por është puna e gjithsecilit rreth kësaj tryeze, por kryesisht puna e shqiptarëve rreth kësaj tryeze, jo e të huajve por e shqiptarëve rreth kësaj tryeze që të ripohojnë e rikonfirmojnë dhe përmbushni detyrën tuaj. Sikurse populli juaj ju beson që do ta bëni.

Eshtë koha të hapni një epokë të re në Shqipëri. Të krijoni një sistem ku qytetari i zakonshëm të ketë shpresë të ketë mundësi të barabartë në jetë, e kërkesat e shqetësimet e tyre të merren në konsideratë aq sa dhe kërkesat të drejta ose jo, të fuqishme të të pasurve. Ky është fillimi. Ju keni bërë një nisje e përparim të mirë por më shumë duhet bërë.

Ky është moment kritik e SHBA është me ju. SHBA ju nxisin, janë me ju, dhe ne duam tju shohim të vazhdoni me punën e mirë për të kapërcyer pengesat që mbeten në shtegun tuaj. Ne kemi mbështetur reformën në drejtësi nga 2016 dhe do vijojmë deri në fund.

Dëshiroj të vë në pah që mbështetja e SHBA për reformën në drejtësi ka filluar me administratën e Obamës dhe vazhdoi nën administratën e Trumpit dhe mund t'ju siguroj që nën administartën e Biden kjo mbështetje veçse do të fuqizohet ne do të jemi më ju deri në fund.

Ndërsa shënojmë 5 vite që nga miratimi të ardhur kohë është një kohë e mirë për të festuar sepse ka shumë gjëra për të festuar, shumë gjëra janë arritur por gjithashtu është një kohë e mirë për të parë rreth e qarkë dhe për të vlerësuar se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë,se çfarë kemi bërë siç duhet ,se çfarë mund të përmirësohet.

Është koha për të pasur një vështrim të mirë, të qartë dhe objektiv për atë që është bërë dhe të jemi realist dhe të përshtatemi siç duhet dhe të vazhdojmë të përmirësohemi në të mirë të popullit tuaj.

E sotmja është një kohë e mirë për të nisur një diskutim për pesë vitet e ardhshëm sepse në mënyrë që të këtë ndryshim të vertetë, real dhe të ketë juve,të jeni pjesë e sistemit të drejtësisë dhe popullit shqiptar që të rrokni besimin, që të rrokni ndryshimin, që të rrokni reformën që të bëni që sistemi të funksionojë për të gjithë.

Ju përket juve të bëni që sistemi të funksionojë për të gjithë, dhe koha e atyre që kanë përfituar nga sistemi i prishur, tu tregoni se ditët e tyre kanë përfunduar. Nuk mund të vjedhin më nga populli shqiptar. Dhe nuk mund të imponojnë më padrejtësinë e tyre mbi të gjithë të tjerët. Ka ardhur koha të tregoni që drejtësia do të prevalojë në Shqipëri.

EMISIONET