Çfarë kemi bërë për ta merituar këtë barbari të pushtetit?

Çfarë kemi bërë për ta merituar këtë

Po te ishin kriminele do ta kishin tani kullen e tyre ne Tirane, po te ishin patronazhiste do benin shtesa pa leje, po te ishin ndertues do merrnin tendera dhe toka per te betonizuar çdo cep te Tiranes.

Ne fakt jane vetem qytetare te pambrojtur, qe gjithe ç' kane mundur e kane hedhur per nje strehe mbi koke. Sot ua shkaterroi jeten ai qe shkaterroi qytetin per ndertuesit, kriminelet dhe patronazhistet.

Per nje kompensim te drejte te tyre u duhej hequr pjesa ortakeve ne krim, ortakeve ne gosti. Per Erjon Veliajn dhe Edi Ramen eshte e mire nje rruge 20 milione euro kilometri, se nje mundesi e denje strehimi per te pambrojturit e lene ne meshire te fatit ne mes te dimrit.

Dhe per te gjithe ata qe pyesin "çfare kemi bere per ta merituar kete barbari te pushtetit", pergjigja eshte: fajin e ka ajo qe nuk kemi bere. Fajin e ka nenshtrimi, injorimi i ekskavatorit ne shtepine e fqinjit per tu gjetur vetem kur ata vijne per ty.

EMISIONET