Falimenton pushteti gjyqësor, tashmë gjykatat janë kthyer në noterë të vendimeve të qeverisë

Falimenton pushteti gjyqësor, tashmë gjykatat janë kthyer në

Egërsia e shtetit ndaj një prej kategorive më të vuajtura, komunitetit të medias tregoj edhe një herë sot se është në kulmin e vet.

Nuk ka mbetur sot njeri në Shqipëri, i vogël apo i madh sado nivel arsimor të ketë, që të mos e dijë që arkitekti i këtij skenari për rrëmbimin e vijës editoriale të RTV Ora News është Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë dhe falangat e tij në çdo organ të shtetit shqiptar, i ndihmuar në mënyrë të papranueshme referuar Konventës së Vjenës edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë e cila çuditërisht edhe ditën e shpalljes së vendimit ishte në këtë gjykatë.

Kjo nuk është rastësi, por është ndikim i qartë politik ndaj pushtetit gjyqësor përderisa vetë gjykata ashtu siç u deklarua nga avokatët, por edhe nga akti i ekspertimit të kryer nga ekspertët e thirur në gjykim nga vetë gjykata e SPAK, kane dalë në një vlerësim se pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi janë të ligjshme dhe të çertifikuara nga organet fiskale të shtetit, e shkelmon dhe nuk e merr për bazë me qëllim për të zbatuar porosinë e padronëve të saj.

Kjo që ka ndodhur është e tmershme, pa dashur të bëj apologjinë e z. Ndroqi apo Ora News, po të mbahet parasysh që ky nuk është rasti i parë, por shënon fillimin e një sistemi inkuizitor të bekuar edhe nga institucionet ndërkombëtare për të goditur çdo person, kundërshtar apo grupim shoqëror që nuk u bindet qasjeve të tyre.

Ndërsa pushteti, organi i akuzës dhe gjykatat janë në garë se kush duhet të tregojë më parë partishmërinë e lartë proletare ndaj kreut të sistemit kleptokrat dhe feudal duke sekuestruar pêrmes inkuzicionit mesjetar një media të lirë e profesionale në mënyrën më paradoksale në qendër të Tiranës teksa po prishet edhe lulishtaja e fundit dhe ndërtohen gradaçelat me paratë e drogës, korrupsionit, trafiqeve, projektet fantazmë të inceneratorëve dhe në fund të kësaj historie mafioze Edi Rama i shton kësaj badërdie kriminale edhe amnistinë fiskale që cënon rëndë oarimet e shtetit të së drejtës dhe sundimit tē ligjit, si vlerë të shtuar të kësaj qeverisje.

Një shtet, dukshëm që qeveriset sot me dy standarde, sipas parimit të njohur rrjedhojë e mbetjeve të mentalitetit të pushtimit turk, ca të babës e disa të njerkës nuk mund ti shkojë për shtat jo vetëm një vendi që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian, por edhe ne komunitetit të avokatëve të Shqipërisë të cilët nuk duhet të qëndrojmë indiferentë por të mbrojmë integritetin e sistemit të drejtësisë.

Një apel kam për të gjuthë komunitetin e medias, kurrë mos u gëzoni me fatkeqësinë e tjetrit, ndryshe nesër do jetë rradha e juaj!

EMISIONET