Enveristat nuk mund të bëhen heronj shoku Veliaj!

Enveristat nuk mund të bëhen heronj shoku Veliaj!

Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidencës Musine Kokalari komanduesi i Bashkisë së Tiranës nderoi Enveristin famkeq ish bashkëpuntorin e diktatorit Enver Hoxha Sevo Tarifen me me Medaljen e Mirnjohjes, një akt sa i turpshëm dhe aspak ligjor për një sistem demokratike.

Shoku Veliaj! Të shërbejsh në një sistemi demokratik që e ka denuar me ligj regjimin diktatorial të Enver Hoxhës si sistemi më i egër e më vrastarë, një sistem Stalinist që ka vrarë dhe ka zhdukur kufomat mbi 6000 shqiptarve që nga fëmija e deri tek pleqt 85 vjeçar, që sot nuk kam një varr, dhe në emër të pushtetit vendor të fyesh Musine Kokalarin në përvjetorin e vdekjes tragjike të saj, e qindar mijëra familje shqiptare që përballuan atë genocide shterorë diktatorial , që sot nuk kan nuk kan një varr në token e tyre, duke nderuar enveristin Tarifa, kjo është veprim sa i papërgjegjshëm aq dhe anti kombëtar. Në çdo vend që ka kaluar regjimi diktatoriale bashkëpuntorët e diktatorit i mbyllin vitet e pleqërisë në bugje, dhe jo të nderohen.

I kujtojmë monstrave të enverizmit të tipit Sevo Tarifa dhe Enveristit të Bashkisë Tiranë me një madalje që jep ty, falë mbështetjes së politikbërjes për bashkëpuntorët e diktatorit nuk mund të ja parqitni si një qytetar të devotshëm ata që kan marrë pjesë në krimet e diktaturës.

Ne të perndjekurit politike shqiptare nuk i harrojme krimet dhe humbjen e e jeteve të familjeve tona, dhe shprehim indinjatën tonë njerzore ndaj monstrave enveriste që prishin ekulibrat e shoqerise postkomuniste që po ndërotojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare.

I bejmë me dije ketij Tarifava dhe Veliajve se sa të rrojnë krimet makabre të Enver Hoxhes nuk mund ti fshinë me një dekoratë. Është turp kombëtar që Partitë politike si opozita dhe pozita janë në një linjë për mos denimin e enverizmit kësaj ideologjie çfarose vrastare për kombin shqiptar. Heshtja e opoziës për dekorimin e enveristit Sevo Tarifa është akt i turpshëm.Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike.

Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar. Por në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi…

Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar të vërteta, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion.

Do të kujtoj gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist. Nuk do t’i harroj kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale e të ndërtojme një shoqëri pa konflikte por të dashur e paqesore..

“Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë.

Presidenti
Besim Ndregjoni 
President i Unionit Mbarekombetar 
Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise 

EMISIONET