Edi Rama mbushi bashkitë me kryebashkiakë kriminelë në Europë. Nxiu faqen e Shqipërisë

Edi Rama mbushi bashkitë me kryebashkiakë kriminelë në

Partia Socialiste ka humbur gjashtë nga 61 bashkitë që fitoi nga zgjedhjet e zhvilluara më 30 qershor të vitit 2019, ku garoi vetëm vetë. Edhe pse pa rival në zgjedhje, maxhoranca, nuk ka mundur dot që të ketë të gjitha bashkitë nën drejtimin e saj dhe kjo, për shkaqe të ndryshme. Një nga gjë, kryebashkiakët socialistë janë larguar pas problemeve me drejtësinë për shkak të ligjit të dekriminalizimit, kanë dhënë dorëheqjen. Vetëm njëri prej tyre, nuk e kishte vëtë në dorë largimin nga Bashkia, pasi ndërroi jetë për shkka të një ataku kardiak.

I pari që ‘tërhoqi këmbën’ ishte Valdrin Pjetri. Ish-kreu i Bashkisë Shkodër, nuk arriti as të bëhet zyrtarisht kryetar bashkie pasi Partia Demokratike zbuloi që ai kishte qenë i dënuar për trafik droge në Itali, vendim që nuk e kishte deklaruar në formularin për dekriminalizimin. Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës duke deklaruar se ishte gati të hetohej, si qytetar dhe jo si kryebashkiak. Tërheqja e tij nga posti i la vendin Voltana Ademit, e cila edhe pse e pazgjedhur, po drejton prej 2 vitesh përtej mandatit Shkodrën.

Skandali i radhës ‘plasi’ në Vorë. Ish-kryetari i Bashkisë Agim Kajmaku nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh. Kajmaku u shpall në kërkim më 11 nëntor të vitit 2019 dhe prej afro një viti qëndroi në arrati. Ai u vu në pranga në muajin korrik të vitit që lamë pas, në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë për shkak të diabetit. Sapo mbërrit në spital atij iu dha ndihma e parë, po ndërkohë mjekët lajmëruan policinë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata e la Kajmakun në “detyrim paraqitjeje”. Tashmë, ish-kreu i Bashkisë së Vorës po hetohet për tre akuza, atë të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe falsifikimit të dokumenteve shtetërore. Ndërkohë, Bashkinë e Vorës e drejton Gentian Picari.

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i treti, i cili u faktua nga Prokuroria e Përgjithshme se preket nga Ligji i Dekriminalizimit. Sot, Prokuroria e Përgjithshme ka marrë përgjigjen e letërporosisë së dërguar në shtetin fqinj, ku ka rezultuar se kryebashkiaku i Mallakastrës ka qenë i dënuar për 3 vite për konflikt, përleshje dhe dëmtime me dashje.

Ndër të tjera, Prokuroria ka njoftuar se ka marrë informacionin që Ismailaj ka qenë pas hekurave të qelisë nga viti 1999 deri në 2000, por këto “detaje” nuk ka denjuar që t’i deklarojë në formualarin e dekriminalizimit. Por ajo që bie në sy nga njoftimi i Prokurorisë është fakti se shkeljet e bëra në Greqi, legjislacioni shqiptar mund t’i “lajë” me një gjobë. Edhe Qerimaj u ddenoncua fillimisht nga Partia Demokratik.

Vetëm pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen. Karriera e saj në Bashki zgjati shumë pak, dhe udorëhoq nga posti i saj pas gafave të bëra në dy deklarata që dha publikisht, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Pas saj u emërua si kryebashkiak i komanduar me votat e Këshillit Bashkiak, Zhuljen Varfaj, i cili u tërhoq me argumentin se kishte probleme me shëndetin, për t’u zëvëndësuar nga Emirjana Sako.

Edhe Dibra mbeti bosh. Dionis Imeraj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në Bashkinë e Dibrës, pasi kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti dhe detyra i kaloi Shkëlqim Murrjas.

Kryebashkiaku i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla, u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak në shkurt të vitit 2020. Kjo gjë bëri që detyra t’i kalonte Edisom Memollës.

Më 23 Qershor Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Presidenti anuloi 30 qershorin, si datë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, dhe dekretoi datën 13 tetor si të ligjshme. Pavarësisht këtij vendimi, zgjedhjet u zhvilluan më 30 qershor. Dekreti i Metës përfundoi në Kushtetuese. Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë Metës, atëherë zgjedhjet janë nul dhe rrjedhimisht palët duhet të bien dakort për një tjetër datë./ Faktor.al/

EMISIONET