E keqja vjen çdo ditë nga pak…

E keqja vjen çdo ditë nga pak…

Njoh shume njerez te respektuar qe ruajten komfortin e tyre personal ne biznes, ne shoqerine civile, ne mas-media apo ne institucionet shteterore duke heshtur kur Rilindasit amenduan legjislacionin mbi investimet strategjike. Kritikat e mija dhe te shume te tjereve si une qe ne amendamentet e ofruara, lexohej injorimi i plote i interesave publike te tilla si: zhvillimi i integruar i ekonomise sone kombetare, zgjerimi i punesimit per komunitetet e interesuara, maksimizimi i te hyrave buxhetore, sjellja e teknologjive dhe menaxhimit bashkohor, etj. Pese-gjashte vitet qe kaluan nga ajo kohe dhe shtrirja e amendimeve ne kuadrin ligjor per turizmin solli te njejtat pasoja: largimin e qeverisjes perhere e me shume nga interesat themelore publike dhe forcimin e ndikimeve oligarkike ne vendim-marrjet e ekzekutivit.

Me vone, ne nje faze tjeter qe zhvillohej paralel me me amendimet ne kuadrin ligjor per investimet strategjike dhe per turizmin, erdhen inceneratoret, qe si nje epidemi e pilotuar krijuan emergjencen mjedisore, brenda nates emeruan perfituesit formale (ne dokumentet zyrtare) dhe informale (te dyshuar individe me peshe nga radhet e politikaneve me te larte te vendit dhe disa syresh edhe te konfirmuar nga hetimet e pjesshme te komisionit hetimor parlamentar “Tabaku”, nga denoncimet e Partise se Lirise (ish-LSI) dhe nje numri portalesh, aktualisht ne hetim nga SPAK-u, nga Prokuroria e Republikes dhe nga DPTT, nga gazetaret dhe mas-media investigative, etj).

Mbrojtja politike qe z. Rama me cilesine e Kryeministrit te vendit ju beri ketyre investimeve publike korruptive, pa gare, qartesisht klienteliste dhe duke cenuar rende buxhetin e shtetit, por edhe duke u shnderruar ne gjeneratore te fuqishem te korrupsionit politik, duket se i ka lidhur duart SPAK-ut dhe ka kufizuar procesin hetimor e ndeshkimin te pritshem vetem ne disa figura periferike, kuptohet jashte maxhorances sunduese qeverisese. 

E pra, ne menyre me te hapur dhe gjitheperfshirese se ketu, te inceneratoret, nuk besoj se jane cenuar ndokund tjeter interesat publike gjate dekades se fundit. Kjo sepse diten per diell, permes nje numri aktesh administrative, zyrtaret me te larte te shtetit, kane devijuar fondet publike per interesa private, ne shqip per te mbushur xhepat e njeri-tjetrit. Nuk po flasim per shkeljen e master-planeve te hartuara me mbeshtetjen financiare dhe teknike te institucioneve nderkombetare dhe nevojen qe keto dokumente te mbahen parasysh ne procesin e integrimit Europian te vendit. E kjo vetem ne nivelin e sotem te njohurive rreth hetimeve apo edhe te dokumenteve perkatese te bera publike, sepse hetime serioze, te paanshme dhe profesionale mund dhe duhet te sjellin te qarte te gjithe panoramen, edhe nese politikisht ndokujt apo disave kjo mund t’u kushtoje postin dhe jo vetem…

Pertej disa vendim-marrjeve te pambeshtetura ne ligj, permes pageses se plote duke perfshire edhe djegejen e mbetjeve urbane, proces i cili nuk kryhet (sepse impianti perkates mungon), permes mosushtrimit nga kjo bashki te detyrimit ligjor per kthimin ne buxhet te shumave te paguara padrejtesisht pertej kostos se transportit te ketyre mbetjeve, permes krijimit te nje monopoli te paligjshem te grumbullimit dhe depozitimit te mbetjeve ngsa ndertimet, etj. ne aferen e inceneratoreve rezulton se eshte perfshire gjeresisht edhe Bashkia e Tiranes.

Te jemi te qarte: per sa kohe qe ndertimi i ketyre inceneratoreve behet me para publike, kemi te bejme me nje tender formal klientelist e korruptiv, pa gare. Ndersa vendosja e skedulimit te pagesave te Bashkise se Tiranes dhe aplikimi i mbeshtetjes buxhetore per kete qellim pa ndonje lidhje me ecurine e ndertimit te pritshem te impiantit nga kompania private, ne vleresimin tim, jane shkelje te renda penale qe meritojne te hetohen per pasojat qe kane krijuar ne financat e ekonomise tone kombetare. Ngadalesia me te cilen po hetohet nga SPAK-u dhe agjencite e tjera ligje-zbatuese ne kete drejtim, edhe pse pronaret de jure te kompanive jane shpallur ne kerkim nderkombetar, te shtyn te mendosh se keto hetimet po perdoren ne funksion te nje axhende politike te lidhur me zgjedhjet e aferta administrative. E pra ne kete menyre nuk mbrohen, por cenohen interesat publike…

Nje tjeter menyre e cenimit te interesave publike ishte edhe zgjatja e afatit te funksionimit te ligjit mbi investimet strategjike ne fillim te ketij viti. Gazetaret dhe analistet investigative paten parashikuar se kjo pe behej thjesht per t’u dhene mundesine qe te “kopsitnin letrat”, dmth te ishin konformitet formal me ligjin klienteve te radhes te qeverise. Nisur nga vendimet qe u moren ne gjysmen e pare te ketij viti mund te konkludohet lirisht se perfituesit ishin familjare te politikaneve te larte apo enturazhe te tyre, dmth nuk ishin as investitore dhe as strategjike, pa folur per pranine haptazi te konfliktit te interesave me te gjithe pasojat kushtetuese, politike dhe ekonomike qe krijon nje vendim-marrje e tille e qeverise dhe institucioneve vartese te saj. E pra keshtu u cenuan rende interesat publike…

Nje fushe tjeter e cenimit te rende te interesave publike, ishte dhe mbetet perdorimi i fuqise kushtetuese te ekzekutivit qe permes nje akti normativ solli shpronesimin e dhunshem te tokave, trojeve dhe aseteve private ne disa zona te Tiranes qe filloi me “5 Majin” ne emer te zhvillimit te ketyre zonave dhe te vete kryeqytetit. Them “cenimit te interesave publike” mbasi shpronesimi filloi dhe po avancon pa nje baze te qarte kushtetuese, pronareve (informale, atyre ne proces legalizimi apo edhe atyre formale) ju eshte marre apo po ju merret prona e tyre pa nje procedure te rrregullt ligjore qe perfshin te drejten e ankimimit ne gjykate, kompensimin sipas kushtetues dhe ligjit, etj,. dhe me kryesorja: keto troje po ju vihen ne dispozicion disa kompanive klienteve te qeverise e bashkise, ndonjera syresh edhe e njohur per lidhje apo bashkepronesi me politikane te larte dhe njerez te botes se krimit te organizuar, gjithnje ne emer te “zhvillimit” te kryeqytetit. Po keshtu, mbi bazen e trojeve te konfiskuara nga Bashkia po ju hapet rruga ndertimit edhe te disa kullave te tjera qiellgervishtese, te dyshuara gjeresisht edhe si licensa te pastrimit te parave te droges, trafiqeve nderkombetare dhe korrupsionit politik te vend.

Nuk po ndalem ne hollesi ne shkaterrimin me nje procedure te paligjshme e Teatrit Pppullor si dhe miratimin nga Kuvendi i Shqiperise se nje numri “ligjesh te porositura”, me emra firmash dhe oligarkesh, thjesht per faktin se jane sponsore fushatash zgjedhore, dhe kliente te qeverise, apo ne modelin shqiptar te zhvillimit te cilit qeveria, “ne emer te interesit publik” vazhdon te skuestroje pronat private, kryesisht toka bujqesore dhe troje ne bregdet, dhe keto t’jua dhuroje klienteve te saj, apo per investimet e dyshimta e jo-prioritare ne infrastruktururen publike, qe kane rritur ne kufinje te paperballueshem borxhin publik.

Se fundi, “qershia mbi torte” duket nje rast tipik, sipas meje, i shkeljes se te drejtave te njeriut i diteve te fundit. E kam fjalen per arrestimin dhe ngritjen e akuzes ndaj nje qytetari qe hoqi flamurin e nje shteti mik nga nje pike vezhgimi ne bregdet.  Te mos harrojme qe eshte e njejta trupe policore qe ne mbeshtetje te Bashkise dhe ne zbatim te aktit normativ per shpronesimin e banoreve te “5 Majit” dhe zonave te tjera ne kryeqytet perdori deri edhe gaz helmues te ndaluar nga konventat nderkombetare ne te cilat Shqiperia eshte pale, per t’i detyruar qe te leshonin pronat e tyre… Akuza e perdhosjes se flamurit te nje vendi mik te vendosur pa asnje protokoll zyrtar a procedure ligjore, edhe pse ne dukje si manifestim urrejtjeje etnike, sjell ne vemendjen e opinionit publik paligjshmerine e veprimeve te policise si aparat dhune, por edhe keq-perdorimin e saj ne funksion te interesave politike, duke ju larguar keshtu ofrimit te nje sherbimi publik, mbrojtjes se interesit publik.

I risolla keto raste te njohura publikisht per te ardhur ne perfundimin se keq-qeverisja qe ndodh hap mbas hapi nuk mund te mos coje ne perkeqesimin e statusit socialo-ekonomik te shumices se qytetareve dhe familjeve te tyre, sidomos te rinise, ne kufizimin e mundesive per nje jetese normale brenda vendit, ne thellimin e polarizimit social te shoqerise, ne rritjen e fuqise dhe te ndikimit te oligarkise ne kontrollin e burimeve natyrore dhe ne zhvatjen e financave publike, kuptohet edhe ne cenimin e te drejtave te njeriut. Natyrisht qe eshte pikerisht kjo keq-qeverisje ne vazhdimesi sidomos gjate dekades se fundit qe po zvogelon dhe zhduk konkurrencen, ushqen korrupsionin politik, e ben vendin edhe me te pajetueshem dhe per keto aresye edhe hemorragjia e braktisjes se Shqiperise nuk po njeh fund.

EMISIONET