Diku ekziston një atdhe ku ...

Diku ekziston një atdhe ku ...

Diku ekziston një atdhe ku:

-Të rinjtë rrinë në kafene dhe pensionistët protestojnë për vete e për ta;

-Akademikët debatojnë me zjarr për çështjet globale dhe OJQ-të flasin për çështjet lokale;

-Kryeministrin e sheh më shumë në samite ndërkombëtare se në mbledhje qeverie;

Rrogat janë në lekë dhe propaganda bëhet në euro;

Të varfërit paguajnë taksa dhe oligarkët marrin subvencione;

Mjekët bëjnë sikur shërojnë dhe politikanët sikur japin zgjidhje;

Flasin për kuq e zi, por punojnë vetëm për pjesën e zezë!

EMISIONET