Demokracia si kioskë

Demokracia si kioskë

Kriza politike sot, nuk është krizë vetëm e PD si amalgam e krijuar nga Ramiz Alia, pa profil, pa ideologji dhe pa rregulla loje dhe frymë Demokratike. E drejtuar per 23 vjet de-juro dhe de-facto nga bajraktarizmi dhe primitivizmi politik i Sali Berishës, dhe 8 vjet de-juro nga Lulzim Basha, pjella e Sali Berishës, por de-facto për 30 vjet e sunduar nga Sali Berisha, PD-së sot i ra maska demokratike.

Kriza politike sot është krize e PS dhe Edi Ramës që vazhdon me korrupsion galopant dhe lidhje me krimin duke inkriminuar të gjitha segmentet e shoqërisë.

Kriza sot është krize e sistemit të drejtësise e cila I ka shêrbyer bandave politike të radhës në këto 30 vjet duke mosndeshkuar krimin dhe korrupsionin si shperblim postesh në drejtësi dhe financiar nga mosndeshkimi krimit politik-ekonomik dhe trafiqeve.

Kriza sot në Shqiperi është dhe krize e medias e cila është vene në shërbim të bandave politike duke perfituar në mënyrë të paligjëshme prona dhe financime në kurriz të taxpaguesve shqipëtar dhe financime dhe të shërbimeve të huaja për të mbajtur gjendje tensioni dhe krize permanente në Shqiperi. Kjo u duk dukshëm nga shtatori i 2021 me shpalosjen e platformave për destabilitet dhe deri sot. Rezultati u pa sot! Kurse moderatorët dhe analistet që i fryne kësaj situate me agenda të percaktuara nuk duken kerkund po janë duke pire dhe ngrohur në Vatrat e zjarrit në shtëpite e dyta apo të treta se nuk mund ta prishin Weekend-in

Mosndëkushmëria si shkak i korrupsionit politik dhe drejtesisë, medias dhe mungesës së institucioneve te pavarura ka sjelle këtë gjendje vicioze ku rrugdalja do të jetë nje derë e blinduar nga paraja kriminale politik-drejtësi-media.

Sot de-facto ka rënë jo vetëm PD por pluralizmi në Shqiperi që nuk krijoi dot kurrë themel por një kioske buraforike.

Tashmë në Shqiperi çdo gje mund të ndodhë.

EMISIONET