Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë

Bejleri i Progonatit, Goxhaj i UÇK-së dhe Censusi i Qeverisë

Ndoshta hera e pare qe do te mendohesha përpara fletës se Censusit. Dikur ne kohen e Berishës se dyte talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit.

Por kohet kane ndryshuar, Lamja nuk para shkruan me dhe një Census i ri na ka mbërritur ne dere. Çfarë jam, çfarë dua te jem dhe çfarë mund te jem është ne një fare mënyrë thelbi i këtij Apeli te ri mbi popullatën.

Për here te pare kam një dileme, dileme kjo e shtyre nga realiteti i sotëm dhe përqasja ndaj dy ngjarjeve thellësisht shqiptare.

Fredi Bejleri nje ish banor i fshatit te Progonatit ne malësitë e thella te Tepelenës, i vete shpallur si grek, i akuzuar (por jo i dënuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti-shqiptare, i zgjedhur ne mënyrë demokratike si Kryetar i Bashkisë se Himarës, me mbështetjen politike te një ish Kryeministri dhe Presidenti te Shqiperise, tashme ne burg.

Për ta çuar ne karriken e fituar Belerin e Progonatit është hedhur ne sulm diplomacia helene ne nivelin me te larte te mundshëm.

Beleri është një emër i njohur ne kancelaritë euro atlantike dhe personalitete te shquara te politikes greke vijnë çdo jave ne Shqipëri, për ti bere presion opinion publik dhe politikes shqiptar.

Dritan Goxhaj, shqiptar, ish anëtar i UCK-se i cili ne kohen me kritike për kombin e tij ju përgjigj thirrjes se ndërgjegjes kombëtare.

Shërbeu ne ushtrinë guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u be e pa varur vazhdoi jetën e tij modeste pa kërkuar as shpërblime dhe as medalje.

Sot është ne burgjet e shtetit te tij për një interviste (ne median e lire dhe te pa varur demokratike ku presupozohet te thuash mendim tënd) Per Goxhaj nuk interesohet askush nga diplomacia jone ( te paktën publikisht) as ish Kryeministri dhe Presidenti i Republikës.

Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kane ndonjë interes te dukshëm për çështjen e tij. Për Goxhajn nuk ka as shoqate avokatesh qe te mbrojnë publikisht, as Kryetare Bashkish dhe as Kryeministra.

Dritani është i vetëm ne qeli, dhe për ironi te fatit ndoshta shume afër me qelinë e Belerit nga Progonati.

Grek apo shqiptar? Kjo është çështja sot.

EMISIONET