Asgjë për të festuar pa dënuar krimet komuniste, e kriminelët e diktaturës

Asgjë për të festuar pa dënuar krimet komuniste, e

17 Nëntor 1944, Dita e Pushtimit Diktatorial Komunist, në Tiranë.

"Diktatori  E.H më 28 nëntor 1944, hyri në Tiranë,  "veshur me një uniformë të re, me një rrip mesi Sam Brown e dhe me një kapele të stolisur me një yll të kuq. Kishte dorashka. Këpucët e tij shkëlqenin....

Rreth 30-40 mijë njerëz prisnin të fliste. Për shumicën e njerëzve në qytet ai nuk ishte më shumë se një njeri i çuditshëm. Njerëzit nuk e dinin se kush ishte ai"... shkruan gazetari Amerikan Peter Lucas.

Tom Stefani, shefi i misionit Amerikan, i pranishëm në paradën para hotel Dajtit do të informonte me radio Fulcin, se ndonëse parada kishte qenë “krejt madhështore”, populli që e shihte atë ishte më pak se entuziast...

“Dukej sikur populli ishte i shushatur. Brohoritjet që unë dëgjoja tingëllonin gati si të imponuara nga rrethanat. Nuk ishte ai entuziazmi i papërmbajtur i demonstruar në jug”...

"Dukej sikur populli ishte i shushatur. .."

Kjo ishte Tirana e 17 nëntorit 1944, me rrugë të gjakosura nga kriminelët e kuq, që të urdhëruar nga E.H, masakruan e vranë nacionalistët e patriotët, mendimtarët e lirë, intelektualët elitarë të qytetit.

Tirana u çlirua falë luftës së nacionalistëve të vërtetë, e jo vetëm nga çetat partizane, e u pushtua nga një ushtri më vrastare e më antikombëtare, siç qe regjimi diktatorial komunist.

Për banorët autoktonë e ata që jetuan në Tiranën e '44, e me pas, qe dita e nisjes së një epoke antikombëtare, kriminale, vëllavrasëse.

Nisi antidemokracia.

Asgjë për të festuar pa dënuar krimet komuniste, e kriminelët e diktaturës.

Sot në vend të këpucëve llustrafin, trashëguesit ideologjik të këtij krimi, kanë veshur atlete Adidas.

Kapelet me yll, e shallat e kuq, i kanë zëvendësuar me kulla, kokainë e vila bunkerësh.

P.S për këpucë llustruarit e sotem, historia e çlirimit antifashist nis me tragjedinë e viktimave të terrorit komunist në Tiranë.

40 nacionalistë, patriotë e intelektualë të pushkatuar nga çetat partizane, në mes të qytetit.

E kjo fotografi, është një nga dokumentet e kësaj tragjedie.

Asgjë për të festuar pa dënuar krimet komuniste, eAsgjë për të festuar pa dënuar krimet komuniste, e

EMISIONET