A ka me të vërtetë shumë parti në Shqipëri?
Pas muajsh bombardimi me debate ne studiot televizive, shumica krejt te panevojshme dhe redundante, te pakten nje funksion e kane kryer.
Ne debat apo konflikt me njera-tjetren, por duke pare sigurisht veprimet konkrete ne terren te te gjithe partive, ndoshta e kam gabim, po elektorati shqiptar, pavaresisht numrin te pambarimte te partive, realisht do luhatet mes 4 alternativash, asnje me shume. Nuk eshte nevoja qe te lodhet te lexoje shume logo dhe emrat, opsionet jane thjesht 4 dhe kaq.
E para alternative eshte zgjedhja per njeren prej partive te medha te sistemit, qe per votuesit mund te ngjaje si diference e thelle, por po te shikohen pozicionet e dy partive te medha per reformen ne drejtesi, per kodin zgjedhor, dhe ndaj oligarkise ato jane identike. Ato jane nje zgjedhje, jo dy, por nje.
Cilindo qe zgjedh, eshte e njejta zgjedhje.
Ato kane bere marreveshje madhore mes tyre, duke perjashtuar gjithe aktoret tjere te shoqerise, mes tyre nuk ka me asnje dallim. Ato jane e njejta gje.
Alternativa e dyte, jane te gjithe partite e spektrit te djathte, te cilat jane te gjitha efekte anesore te rikthimit te Berishes ne krye te PD. Ato jane ne thelb anekse te PD, thjesht presin ikjen e Berishes per t'u ribashkuar me partine meme, madje ndonje thote qe as Berishes nuk i bie, se gjoja nuk sulmohet votra ku ke ngrene.
Cilindo qe do te votoni nga ato, jeni duke votuar te njejten gje, pra perrenj qe derdhen ne fund te gjithe ne nje lume, thjesht kane devijuar pak drejtimin per momentin, por jo shtratin dhe destinacionin final.
Alternative e trete jane dy parti rishtare si Shqiperia Behet dhe Nisma Thurje, qe i ndaj jo per shkak te qasjes antisistem, por sepse ne perberjen e tyre nuk ka njerez qe te kene patur jete institucionale me perpara, jane parti me karakteristika te perbashketa socio-demografike.
Megjithese thone qe njera eshte e qendres se djathte e tjetra e qendres se majte, ne thelb kur i degjon, nuk kane asnje ndryshim. Jam krejt identike. Jane kaq identike sa dhe ne zgjedhje bashke do hyjne. Ato sigurisht qe sjellin nje risi, sepse fusin ekspertin dhe profesionistin e lire ne politike, jane parti urbane, por tipari kryesor qe i pervijon teresisht si parti te sistemit eshte fakti qe ne thelb nuk pranojne se oligarkia eshte pushtet i pavarur qe e ngre perpjete dhe te parin e vendit.
Kjo i ben krejtesisht parti te sistemit.
Alternativa e katert dhe e vetmja parti antisistem ne Shqiperi, e distancuar ne menyre abisale me sistemin ekzistues politiko-ekonomik, eshte vetem Levizja Bashke. Kujdes!
Kjo nuk eshte medoemos 100% e mire, sepse duke qene antisistem, eshte e veshtire te kuptohet gjuha e saj, duke qene dhe pak e margjinalizuar ne mbulimin mediatik, eshte e lehte t'u thuash "marksist", "komunist"..e ç'te duash, ama e vetmja parti qe flet per ta shkul nga rrenjet kete sistem te kapur politiko-ekonomik, eshte Levizja Bashke.
Thashe, kjo ka pikat e veta te dobeta, po eshte e vetmja risi ne keto 2 vitet e fundit dhe qe eshte nje e panjohur te nxit deshire e kuriozitet per ta njohur me shume e me thelle.