7 mësimet nga Deklarata e Pavarësisë

7 mësimet nga Deklarata e Pavarësisë

Deklarata e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 ka vetëm një fjali:

“Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme.”

1. Ismail Qemali e dinte që fjalët e tepert janë fukarallëk, ndaj i ra shkurt me një fjali.

2. Etërit themelues e kapën dashin për briresh me pak fjalë. Sot na duhen 2 komisione parlamentare, dhjetëra seanca, qindra slide në Power Point dhe një vit “konsultime publike” për të mbjellë hashash.

3. Pavarësinë e shpallem brenda një ditë, ndërsa unaza e Tiranës kërkon 40 vjet, megjithese punohet natë e ditë pa pushim.

4. Ismail Qemali krijoi një vend me një deklaratë të shkurtër; sot fjalimet zgjatin dy orë dhe në fund fajin e ka ai që ishte më parë.

5. Delegatët me 1913 votuan njëzeri, sot deputetët votojnë njëzëri vetëm kur rrisin rrogën.

6. Në nëntor 1912, nga një frazë lindi një komb. Me 2024 hartojme ‘plane strategjike’ që nuk i lexon askush për ‘Shqipërinë 2030’

7. Nëse më 1912 do të kishim Instagram me hashtag #ukry. Sot 112 vjet më pas kemi #skakoheperpushim

EMISIONET