100 vjet më pas Shqipëria dhe shqiptarët janë po aty se mentalitet dhe funksionim klanor-kriminal politik me një popull RAJA

100 vjet më pas Shqipëria dhe shqiptarët janë po aty se

Po është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar, hapen që t’i bëjnë udhë kur ikën, e fshehin nga i vetethëni gjyq, në i’u tektë së vetëthënës policë të bëjë sikur e kërkon, edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit, e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm.

Prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë. Kur i dëgjohet emri në një sallon a në rrugë, njerëzve u ngjethet mishi e u vjen ndot.

Në qendra diturie, e shikojnë si një shpellë kafshësh të egëra ku nuk është dukur kurrë ndonjë shenjë njerëzie.Në qarqet politike e diplomatike thonë se është për të qeshur të lihet i lirë një popull, i cili s’ka ditur gjë tjetër në më tepër se dymijë vjet, veçse të derdhë gjak dhe s’njeh tjetër zanat veç vrasjes.

Të tilla fjalë janë thënë mijëra herë me gojë dhe me penë.

Për cilin vend, për cilin popull flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’iu them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, por në Evropë.

Pjesë nga nje shkrim I Faik Konicës “Për stërvitjen morale dhe sociale të populllit”

10 maj 1921 Romë

100 vjet me pas Shqipëria dhe Shqiptarët janë po aty se mentalitet dhe funksionim klanor-kriminal politik me një popull RAJA.

EMISIONET