Teatri "Migjeni" dhe gurët që po hidhen mbi të!

Teatri "Migjeni" dhe gurët që po hidhen mbi të!

Audicionet e nje formati televiziv te zhvilluara ne mjediset e teatrit “Migjeni” te Shkodres sollen nje vale irritimi dhe kritikash ne rrjetet sociale per “dhunimin” qe ju be tempullit te artit e kultures ne kryeqendren e veriut.

E bene ata qe ja kane shkelur shkallet, por edhe ata qe ende nuk ja dijne deren, por kane degjuar e pare nga larg per te.

Natyrshem askush nuk u ndje mire, as une qe puna me ka lidhur me fort me kete teater, edhe pse qe femije jam rritur me artistet e mrekullueshem te qytetit, ndersa i shihja si spektator komedite, dramat, apo spektaklet.

Ajo mase “injorance” qe shfaqej ne imazhet e bera publike fatkeqesisht eshte realitet i shoqerise qe jetojme, produkt i medias (fatkeqesisht tek te cilat punojme dhe secili prej nesh ka pjesen e vet te fajit), produkt i mungeses se formimit si duhet ne familje, shkolle etj etj etj ...

Perputhen une si kam pare asnje puntate dhe nuk kam ndermend t’ja shoh as ne te ardhmen, sepse ja di mire nivelin qe shfaqin te tilla formate.

Ndersa teatrin do te vazhdoj ta frekuentoj sa here te kete shfaqje te mira apo edhe jo aq te arrira, sepse ne fund te dites jane produkt i punes se disa njerezve qe kane shpenzuar nga vitet e tyre te jetes te shkollohen, punojne me jave e muaj per te sjelle nje produkt, shpesh edhe ne kushte tejet te veshtira.

Nuk eshte faji i teatrit qe i hapi dyert, ajo eshte salla e vetme qe fatkeqesisht ka Shkodra. Mund te ishte ndaluar, por asgje nuk do te ndryshonte ne degradimin qe po merr brezi i ri.

Madje mendoj qe beri mire qe i pranoi, per te na dhene nje mesim, qe ate brez duhet ta dergojme me shpesh ne teater qe se pari te mesojne si hyhet e shijohet nje shfaqje, e ti leme me larg te tilla formateve degjeneruese qe nuk prodhojne asgje, vec klikime e fame te rreme.

Guret hidhini aty ku duhet, e nese ndonje gur i duhet edhe teatrit, po hidhjani, por pasi ta keni bere kete gje me shkaktaret e vertete te kesaj katrahure qe na shfaqet kudo.

Do ta mirekuptoja nje irritim kaq te madh nese do te vinte me heret edhe kur teatri gati sa nuk merrte flake nga rrjeti elektrik i amortizuar, per pagat e artisteve qe jane ende qesharake, kur tymi i qebabeve e muzika tallava rrethonin kete tempull, apo shume e shume dukuri qe duan rreshta te tere ti rendisesh.

Duajeni e mbrojeni teatrin sepse te pakten Shkodra e ka nje te tille, e mes veshtiresive arrin te na dhuroje gjera te bukura.

EMISIONET