Operacioni "Transportuesi"/ Sekuestrohen 21 kg drogë, 2 të arrestuar në Lezhë

Operacioni "Transportuesi"/ Sekuestrohen 21 kg drogë, 2 të

Policiae Lezhës godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe forcën e posaçme "Shqiponja", ka vënë në pranga 2 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Policia: Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit tip "Golf" me drejtues shtetasin K. K. shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Po gjatë operacionit, Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32 vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Vendi Lajme policia lezhe Lajmi i fundit Kronike kanabis Aktualitet aksioni

EMISIONET