Operacioni "Skënderbeg"/ 101 të arrestuar në Itali

Operacioni "Skënderbeg"/ 101 të arrestuar në Itali

Mega-operacion i karabinierëve në Catania ka çuar para drejtësisë 101 persona.

Operacioni kishte për synim goditjen e trafikut dhe tregtimit të drogës, e cila, përmes grupeve të ndryshme kriminale, ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Cosa Nostra, ndërsa janë “fshirë” 12 "sheshet tregtare" në rrethin e San Giovanni Galermo.

Operacioni Skënderbeg – Operacioni policor, i quajtur "Skanderberg", dërgoi në paraburgim 101 të dyshuarit, të cilët akuzohen, për krijim të shoqatës mafioze, krijimin e grupit kriminal që synon trafikimin dhe shitjen e drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Nën kontrollin e Mafias - Hetimi, i koordinuar nga Drejtoria e Anti-Mafia dhe e kryer nga bërthama operacionale e Karabinierëve në Catania, synon të shkatërrojë grupet e ndryshme kriminale që administronin "sheshet e tregtimit të drogës. Këto grupe gëzonin një autonomi të qartë për sa i përket kompetencës territoriale dhe menaxhimit organizativ, por që vepronin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të grupit Nizza që i përkiste 'familjes' së Cosa Nostra Catania dei Santapaola-Ercolano.

Mbi 400 karabinierë në operacion - Mbi 400 karabinierë të komandës provinciale të Catania-s u përfshinë në operacion, të mbështetur nga Karabinierët e provincave të tjera të Siçilisë dhe departamentet e specializuara të tyre: kompania e ndërhyrjes operacionale e Regjimentit të 12-të të Siçilisë, skuadrilja e helikopterëve Hunter dhe ekipi i qenve nuhatës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se mes të ndaluarve nuk ka asnjë shtetas shqiptar.

/a.r, OraNews

Bota Lajme itali Europa Lajmi i fundit operacioni catania karabinieret

EMISIONET