Policia Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 7”.

Si rezultat, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe I. Xh., 30 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Policia: Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Xh. dhe I. Xh, të cilët u kapën në afërsi të fshatit Sofratik, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Mercedez Benz”. 

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe automjetin që përdorej nga të rinjtë.