Operacioni "Kulmi"/ U arrestua në Londër, ekstradohet drejt Italisë 37-vjeçari shqiptar

Operacioni "Kulmi"/ U arrestua në Londër, ekstradohet drejt

Është ekstraduar nga Londra për interes të autoriteteve italiane shtetasi shqiptar me inicialet H.E, 37 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e "trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar "Kulmi", raporton gazetarja e RTV Ora në Itali, Alba Kepi.

37 vjeçari shqiptar ka mbërritur sot, rreth orës 16:00, në aeroportin "Fiumicino" të Romës.

Ai u arrestua në 3 shtator 2020 në aeroportin londinez "Heathrow" nga policia e New Scotland Yard.

Shqiptari H.E është marrë në dorëzim nga Policia kufitare italiane e do ti dorëzohet Repartit operativ të Antidrogës së Barit.

OPERACIONI "KULMI"

Operacioni i koduar "Kulmi", i zhvilluar në qershor të këtij viti, i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative çoi në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë, në sekuestrimin e 3 tonë e gjysëm drogë e të një pasurie me vlerë 4 milionë euro.

27 persona u arrestuan në Itali e 10 të tjerë në Shqipëri, 25 prej tyre u lanë në burg e 12 të tjerë në arrest shtëpiak.

ANTIMAFIA ITALIANE, INSTAGRAMI DHE ARRESTIMI I 37-VJEÇARIT NË LONDËR

Për kapjen e të kërkuarit shqiptar me inicialet H.E 37 vjeç, i arrestuar në aeroportin lindinez Heathrow, agjentët e antimafias italiane u shtirën si një vajzë shqiptare e cila u vu në kontakt me profilin e fshehur në Instagram të shqiptarit.

Pas disa kontakteve në Instagram, shqiptari pranoi të takohej me “vajzën” shqiptare ku si surprizë e priste një skuadër policore e cila e vuri nën pranga.

Pamje nga operacioni në qershor:

Vendi Lajme itali rtv ora Ora News Lajmi i fundit Kronike shqiptari droge Aktualitet operacioni kulmi ekstadim

EMISIONET