Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit e Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Qani Hoxhaj, Simon Marku, Arben Doda dhe Naim Kasa lihen në burg, ndërsa është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për Denis Durrsin dhe Rezarta Sulejmanin.

Masat e sigurisë:

Denis Durrsi – Arrest shtepie

Qani Hoxhaj – Arrest me burg

Simon Marku – Arrest me burg

Arben Doda – Arrest me burg

Naim Kasa – Arrest me burg

Rezarta Sulejmani – Arrest shtëpie

Prokuroria e Tiranës kërkoi për të ndryshimin e masës nga arrest me burg që ishte në arrest shtëpie

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.1340 për veprat penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë” dhe “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuara nga nenet 172 dhe 180 të Kodit Penal.

SI NISËN HETIMET

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e materialeve të dërguara në këtë prokurori nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Hetimet kanë filluar mbi bazën e kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Albpetrol”sh.a.

SKEMA E MASHTRIMIT SIPAS PROKURORISË

Prokuroria  e Tiranës ka zbardhur skemën e  mashtrimit që është përdorur në  nga punonjesit e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, (AKBN-së) dhe dy biznesmenëve.

Sipas prokurorisë ka rezultuar se shoqëria “Phoenix Petroleum”sh.a. (me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, kishte detyrim dhe kryerjen e shërbimeve apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte.

Kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të dyshuara të falsifikuara për shërbime nga kompania amerikane Black Swan Energy Service, por që sipas akuzës nuk i ka përfituar.

Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

 Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e AKBN të arrestuar (shtetasit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore  Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD.  Sipas prokurorisë dëmi shkon në 1.472.766 USD.

 Në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, Denis Durrsi, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani. Gjithashtu është arrestuar edhe Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim biznesmeni i hidrokarbureve Isuf Berberi, aksioner edhe i kompanisë Fufarma’, si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë