OMONIA e akuzoi për racizëm, zëvendësministrja tregon përballjen me ministrin Klosi

OMONIA e akuzoi për racizëm, zëvendësministrja tregon

Ornela Çuçi, Zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka qenë e ftuara e radhës në programin televiziv EXPULS, nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Zonja Çuçi foli për herë të parë dhe ekskluzivisht për EXPULS, pas deklaratës së bujshme tek "Ora Verore", ku teksa foli , pasi u pyet nga gazetari Ronaldo Sharka për perdorimin e gjuhës greke në jug të vendit, e cila tha se, nëse nuk të pëlqen dçka e tillë, mund të mos e marrësh shërbimin.

Kjo deklaratë irritoi mediat greke, si dhe OMONIAN, e cila me e quajti racizëm deklaratën e zëvendësministres.

Deklarata e OMONIA-s:

"Mentaliteti që mbizotëron në administratën e lartë të shtetit e zbulon vetë deklarata e Zëvendës Ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Qeverisë Rama, znj. Ornela Çuçi. Në pyetjen provokuese dhe kryesisht të njëanshme të gazetarit në kontekstin e intervistës së saj, dje në stacionin televiziv “Rtv Ora”, për atë që vizitori duhet të bënte në Jug të Shqipërisë (nënkupton zonat e Gjirokastrës, Sarandës, Himarës, etj), ku historikisht dhe në numër të konsiderueshëm jetojnë minoritarë kombëtarë grekë, politikanja bëri thirrje për të bojkotuar shërbimet që nuk u ofrohen në gjuhën shqipe.

Një politkane e re, me origjinë nga Gjirokastra, që e njeh edhe karakterin dygjuhësh të rajonit, do të duhej të jepte një mësim që të adresonte në mënyrë të drejtë edhe pyetjen e gazetarit. Porn ë vend të kësaj, preferoi të bënte të kundërtën.

Ne e dënojmë pa mëdyshje atë si zv/ministre dhe i kujtojmë asaj që ne kemi siguruar të drejtën për të përdorur gjuhën tonë nga konventat dhe praktikat e Evropës. I bëjmë thirrje Çuçit që të marrë në konsideratë edhe faktin se sa e rëndësishme ka qenë gjuha greke për Shqipërinë dhe të gjithë rajonin, dhe arsimi që i ka dhënë asaj në kohën kur nën pushtimin Osman vendi ishte zhytur në hije dhe në një injorancë të thellë. Deklarata të tilla si e politikanes janë arsyeja që Shqipëria nuk integrohet, shoqëria e saj nuk emancipohet dhe rrjedhimisht nuk ka pas përparim ekonomik"- u shpreh ndër të tjera OMONIA.

Ornela Çuçi foli për herë të parë për lajmin e bujshëm, e cila tha se deklarata e saj ishte e keqkuptuar, dhe me shumë mundësi as vetë OMONIA nuk e ka parë intervistën, por u iniciuan vetëm nga titulli.

Çuçi tregoi edhe për mesazhet që mori nga grekët, nëse pati apo jo kërcënime, si dhe çfarë i tha ministri Klosi.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër:

https://www.youtube.com/watch?v=0X8zxbzgSVg

Vendi Showbiz blendi klosi ornela cuci omonia Aktualitet greqia gjuha greke ne jug

EMISIONET