"Oligarkët kanë paguar më shumë taksa", Spahiu-Ramës: Je super i korruptuar, më shumë arkëtime, asnjë investim

"Oligarkët kanë paguar më shumë taksa",

Ish deputeti I LSI, Përparim Spahiu, përmes një postimi në Facebook, reagon pas deklaratave të kryeministrit se të ashtuquajturit oligarkë kanë paguar tre here më shumë tatim-fitim.

Sipas Spahiut, ata kanë fituar shumë më tepër ndërkohë që evazioni fiscal vazhdon të jetë në nivelet më të larta në rajon.

“Qeveria, edhe pse ka arkëtuar më shumë para, ka dështuar në rritje pagash, pensionesh. Qeveria, edhe pse ka arkëtuar më shumë, ka dështuar në investime direkte, porte, rrugë, hekurudha e për të mos përmendur premtimet bajate për aeroporte2, shkruan ndër tjera ish-deputeti I LSI.

Reagimi i plotë:

Fakti që oligarkët (term i përdorur sot nga KM-ja) kanë paguar tre herë më shumë tatim fitimi tregon se:

-Ata kanë fituar shumë më tepër ndërkohe që evazioni fiskal vazhdon të mbetet në nivelet më të larta në rajon.

-Qeveria, edhe pse ka arkëtuar më shumë para, ka dështuar në rritje pagash, pensionesh.

-Qeveria, edhe pse ka arkëtuar më shumë, ka dështuar në investime direkte, porte, rrugë, hekurudha e për të mos përmendur premtimet bajate për aeroporte.

-Qeveria ka dështuar për të ofruar shërbim shëndetësor edhe pse janë harxhuar e po harxhohen miliona në kontrata PPP-sh.

-Qeveria ka dështuar me planin e rimëkëmbjes pas termetit, kur edhe pse ka kaluar një vit, nuk ka ndërtuar asgjë veç propagandës.

-Qeveria ka dështuar në mbeshtetjen e biznesit të vogël e të mesëm, bujkut dhe blegtorit, gjatë pandemisë, duke bërë që mijëra biznese të mbyllen e mijëra shqiptarë të mbeten të papunë.

Fakti që bizneset kanë paguar më shumë nga tatimi i rritur 50% dhe Ti s'ke bërë asgjë tregon se je super i KORRUPTUAR!

Vendi Lajme Qeveria Politikë LSI perparim spahiu Aktualitet oligarke tatim-fitim

EMISIONET