Oketa: Kanë dalë disa përgjime publikisht. Hyseni: Nuk kanë kapur asnjë ministër që ka bërë pazar

Oketa: Kanë dalë disa përgjime publikisht. Hyseni: Nuk kanë

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së, Gazment Oketa u shpreh se opozita nuk u largua kot nga Parlamenti, por dolën publikisht disa përgjime dosjen e së cilës drejtësia po e zvarrit.

Ndërsa deputeti i PS-së, Alket Hyseni u përgjigj se përgjimet nuk kanë kapur asnjë ministër që ka bërë pazar.

Oketa: Opozita nuk u largua kot nga Parlamenti, por dolën publikisht disa përgjime dosjen e së cilës drejtësia po e zvarrit. Në këto kushte, normale do të ishte të largohej mazhoranca. Kryeminsitri nuk ka nevojë të trimërohet me Avdylajn e Shijakut.

Hyseni: Përgjimet nuk kanë kapur asnjë ministër që ka bërë pazar. Por kur ju nxirrnit të burgosurit nga burgu ne duhet të braktisnim parlamentin?

Oketa: Objekti i PD është largimi i Kryeministrit Rama. Disa e shohin si një person që ka marrë shumë pushtet dhe një mandat tjetër do të prishte balancat e pushteteve. Sigurisht që kjo ka nevojë për një strategji. Jemi në një situatë që vendi ka nevojë për rrotacion politik.

Vendi Lajme Politikë pazare gazment oketa pergjime RTV Ora alket hyseni

EMISIONET