I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, ish-deputeti Gazmend Oketa u shpreh se ka tjetërsim votash në procesin e numërimit, sidomos te partitë e vogla.

Oketa: Unë bej pjesë e listës së Durrësit dhe pastaj do të jetë vendimmarrje e kryesisë së PD-së. Unë nuk bëj avokatinë e politikës shqiptare, por nuk bëj pjesë tek ata që nxijnë gjithçka.

E pranoj se ka tjetërsim votash në procesin e numërimit, sidomos te partitë e vogla. Për mua, sistemi më i mirë i testuar deri më sot është ai i para vitit 2008.