Afrika e Jugut ka vendosur të lërë në pritje vaksinën e AstraZeneca pasi një studim nxorri në dritë rezultate zhgënjyese në luftën kundër Covid-19.

Sipas shkencëtarëve, mutacioni i ri përbën 90% të rasteve të reja me Covid-19 në Afrikën Jugore.

Studimi i bërë në 2000 njerëz zbuloi se vaksina ofronte mbrojtje minimale  kundër rasteve pozitive.

Afrika e Jugut ka marrë 1 milionë doza të AstraZeneca dhe pritej të niste vaksinimin e popullatës javën e ardhshme.

Në një konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë në Afrikën e Jugut Zweli Mkhize tha se qeveria e tij do të presë këshilla të mëtejshme se si të procedohet më mirë me vaksinën Oxford-AstraZeneca. Ndërkohë, tha ai, qeveria do të ofrojë vaksina të prodhuara nga Johnson & Johnson dhe Pfizer në javët e ardhshme.