OFL vijon punën në Tiranë, kërkon vetëdeklarimin e 3 trafikantëve të drogës

OFL vijon punën në Tiranë, kërkon vetëdeklarimin e 3

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me punën, teksa ditën e sotme u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit tre trafikantëve të lëndëve narkotike në Tiranë.

Sipas njoftimit, “OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Gëzim Alimehmeti, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

Artur Koleci (Çartis), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Edmond Shkalla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”

Të tre personat duhet t’i përgjigjen pyetjeve me shkrim në një periudhë kohore 48 orë. Më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut për hetime të mëtejshme.

Vendi Lajme ofl Aktualitet gezim alimehmeti artur koleci edmond shkalla

EMISIONET