OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 lezhianëve të dënuar për vjedhje, vrasje dhe trafik droge

OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 4 lezhianëve të

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Lezhë, ku u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për vjedhje, vrasje dhe trafik droge.

Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë:

Kastriot Lalaj, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

Mark Lleshi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Agron Selmani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Arjan Ndoci, banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme ofl Kronike kastriot lalaj mark lleshi agron selmani arjan ndoci

EMISIONET