OFL u dërgon formularin e pasurisë 5 shtetasve në Elbasan dhe Berat

OFL u dërgon formularin e pasurisë 5 shtetasve në Elbasan dhe

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të Aktit Normativ për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 shtetasve:

E. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”;

E.  S., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve";

M.  B., banues në Elbasan,i  dënuar për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese";

B.  Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

A. G., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Vendi Lajme elbasan ofl Kronike berat formulari shtetasve

EMISIONET