Vijon Operacioni Forca e Ligjit ku në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ janw dwrguar kërkesat pwr deklarimin e pasurive 3 personave.

Konkretisht, OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xhesio Hajdari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Gentian Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në   bashkëpunim;

Eno Barolli banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.