Anëtari i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, nëpërmjet një postimi në “Facebook” është shprehur se Rama ka mbajtur për dy muaj në sirtar marrëveshjen e arritur më 5 qershor duke mos e çuan në Kuvend për miratim.

Bylykbashi shprehet se ato ligje duhej të ishin miratuar dhe të ishin në fuqi, por Ramës nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor, por ndryshimi i rregullave të lojës.

Sipas tij, anëtari i PS-së në Këshillin Politik ishte shprehur se marrëveshja ishte depozituar në Kuvend që me datë 27 korrik.

Por depozitimi ka ardhur vetëm pas presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve më 22 shtator.

Statusi i plotë:

Me ne fund paketa e dyte e amendamenteve pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet qe u miratuan nga Keshilli Politik me konsensus ne korrik, gjeti driten e diellit ne Kuvend edhe pse perfaqesuesi socialist ne Keshillin Politik kishte deklaruar qe me 27 korrik se ato ishin depozituar ne Kuvend ne perputhje me Marreveshjen e 5 qershorit.

Pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin  e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit.

Ligjet u miratuan ne korrik ne Keshillin Politik si pjese e Marreveshjes se 5 qershorit, por per dy muaj u mbajten te fshehur ne sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend.

Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet. Te gjitha te miratuara mbi bazen e propozimeve te Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik. Por sot, sharlatanet e mazhorances na i paraqiten sikur jane iniciativat e tyre. Ata kane vetem nje detyre tani mbi bazen e Marreveshjes se 14 janarit: t’i miratojne keto ligje pa asnje ndryshim, siç jane miratuar nga Keshilli.

Ato ligje sot duhej te ishin miratuar e te ishin ne fuqi, por Edi Rames nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson te ndryshoje rregullat konsensuale te lojes, jo te miratoje rregulla qe i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe krimineleve qe ka pas.

Sado qe te perpiqet, me 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik.