OBSH,thirrje urgjente globale: Përgatituni për pandeminë e radhës

OBSH,thirrje urgjente globale: Përgatituni për pandeminë e

Bota duhet të përgatitet për pandeminë e radhës. Paralajmërimi i fortë vjen nga Drejtori  i  Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros  Adhanom  Ghebreyesus  i cili bëri thirrje për shtetet të marrin  masa  urgjente për rritjen e investimeve në shëndetin publik. Tedros e bëri deklaratën në një konferencë për shtyp, nga selia e OBSH, ku konfirmoi se numri i të prekurve me koronavirus në rang  global ka shkuar në mbi 27 milionë, nga të cilët 881 mijë viktima.

"COVID-19 po na jep të gjithëve shumë mësime. Njëri prej tyre është  se shëndeti nuk është një send luksoz për ata që mund ta përballojnë atë. Është një domosdoshmëri dhe një e drejtë e njeriut. Shëndeti publik është themeli i stabilitetit social, ekonomik dhe politik. Kjo do të thotë të investosh në shërbime të bazuara në popullatë për parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj sëmundjeve "-tha Tedros.

"Kjo nuk do të jetë pandemia e fundit. Historia na mëson se shpërthimet dhe pandemike janë një fakt i jetës. Por kur të vijë pandemia tjetër, bota duhet të jetë gati, më shumë sesa ishte kësaj here"-shtoi ai.

Tedros vuri në dukje se ndërsa shumë vende kanë bërë përparim të konsiderueshëm në mjekësi, të tjerët kanë lënë pas dore sistemet e tyre të shëndetit publik. Kështu, ai u ka bërë thirrje vendeve të rritin investimet, që janë çelsi për t'iu përgjigjur shpërthimit të sëmundjeve infektive.

Shendetësi Lajme koronavirusi Covid-19 pandemia

EMISIONET