Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë me dije se sot Italia mban rekordin europian të rasteve të reja pozitive Covid të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit dhe renditet e treta në botë. 

Sipas raportit epidemologjik javor të OMS në 1 milionë banorë Italia ka regjsitruar 3902 të infektuar gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i viktimave në krahasim me një javë më parë është rritur me 26% më shumë, pra 578 viktima çdo 1 milionë banorë.

Dita e sotme ka regjistruar në Itali 722 viktima dhe të 25.853 të infektuar Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kapërcyer 1.480.874 persona  dhe aktualisht janë 791.697 raste aktive pozitivë.

Italia në 24 orët e fundit ka shënuar një rekord me pacientësh të shëruar. Janë 31.819 më shumë e numri total i tyre që nga nisja e pandemisë është 637.149

Tamponë të kryer në 24 orët e fundit në Itali janë 230.007.

Në strutkurat spitalorenë 24 orët e fundit janë regjistruar 264 pacientë më pak e në reparte të terapisë intesiv janë shtruar 32 pacientë më shumë.