Ditën e sotme sipërfaqja e përmbytur në bashkinë Shkodër ka njohur rritje ku mbi 1800 ha tokë janë nën ujë.
Fshati Obot në Shkodër mbetet i izoluar pasi niveli i ujit atje arrin deri në 80 cm.
Banorët atje thonë se në këto ditë të vështira kanë marrë si ndihmë vetëm ujë të pijshëm, ndërsa kërkojnë ushqim për bagëtinë.
Ata thonë se me përjashtim të ujit të pijshëm dhe transportit nuk kanë marrë asnjë lloj ndihmë tjeter.
Pamjet nga: LSA