Kjo është pamja e Obotit sot. Po thuajse i gjithi nën ujë, edhe pse reshjet kanë pushuar përkohësisht.

Fshati Obot në Shkodër mbetet i izoluar pasi niveli i ujit atje arrin deri në 80 cm.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga LSA, “ishujt” e vetëm ku nuk ka ujë, janë pemët, shkurret dhe shtëpitë e banorëve të Obotit.

Ndërkohë, sipërfaqja e përmbytur në bashkinë Shkodër ka njohur rritje ku mbi 1800 ha tokë janë nën ujë.

Banorët atje thonë se në këto ditë të vështira kanë marrë si ndihmë vetëm ujë të pijshëm, ndërsa kërkojnë ushqim për bagëtinë.

Ata thonë se me përjashtim të ujit të pijshëm dhe transportit nuk kanë marrë asnjë lloj ndihmë tjetër.

Zona e Obotit është vizituar ditën e djeshme nga kryeministri Rama i cili bëri krahasime me përmbytjet e vitit 2010.

Po ashtu, dje ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili inspektoi zonat që po hasen me vështirësi në Shkodër, së bashku me Obotin.

Basha akuzoni qeverinë për mungesë menaxhimi dhe shtoi se kjo situatë po kushton dëme të mëdha ekonomike.

Ndërkohë, vendi është po ashtu ditën e fundit nga reshje të forta shiu, çka ka shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në një pjesë të mirë të territorit.

Ndërsa pjesa më e madhe është duke u përballur me ujin dhe rrëshqitjet e tokës, zonat malore po përballen me izolimin nga dëbora.