Obama: Trump, i paaftë për president, nuk mësohet dot me zyrën e presidentit, pasojat i shohim

Obama: Trump, i paaftë për president, nuk mësohet dot me

Në Amerikë po ashpërsohet retorika politike në prag të zgjedhjeve presidenciale, dhe ish-presidenti Barak Obama ka shprehur dyshimet e tij për aftësitë e presidentit Donald Trump.

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, e ka krahasuar pasardhësin e tij, Donald Trump, me diktatorët, duke e cilësuar një njeri të paaftë për të mbajtur postin më të lartë të shtetit.

59-vjeçari Obama që udhëhoqi SHBA-në për tetë vite me radhë tha të mërkurën se presidenti Trump po e trajton Shtëpinë e Bardhë si një cirk ku luan me gënjeshtrat dhe teoritë konspirative.

Për të treguar se kryeshtetarit republikan nuk i interesojnë amerikanët e thjeshtë, ai kujtoi masat e vonuara përgjatë muajve të pandemisë dhe humbjen e mbi 170 mijë jetëve e miliona vendeve të punës, ndërkohë që njerëzit e presidentit vazhduan të pasurohen në kurriz të qytetarëve.

"Për rreth katër vite tashmë, ai nuk shfaqur interes për të bërë detyrën që i takon, për të gjetur gjuhën e përbashkët, për ta përdorur pushtetin që ka për të ndihmuar të tjerët, jo veten dhe miqtë, dhe e përdor presidencën si shfaqje personale televizive se vdes për të pasur vëmendjen. Donald Trump nuk mësohet dot me detyrën sepse nuk mundet, dhe pasojat po i shohim."

Teksa ngelen më pak se tre muaj nga zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ish-presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës ftoi amerikanët ta shprehinë zemërimin e tyre kundër Trumpit duke i dhënë shansin rivalit demokrat, Xho Bajden, si mundësia e vetme për ta mbajtur gjallë demokracinë.

Bajdeni shërbeu përgjatë dy mandateve të administratës së Obamës, dhe presidenti Trump të mërkurën shfrytëzoi pikërisht këtë fakt për t'i sulmuar të dy kundërshtarët politikisht.

"Kur shoh si ishim dhe ku kemi arritur, shoh sa president i kotë ka qenë Obama, sa joefektiv. Mos harroni se deri para se të vinte virusi kinez, ne kishim ekonominë më të shkëlqyer në historinë e botës, dhe do ta ribëjmë sërish. Presidentit Obama dhe Xho Bajdeni janë arsyeja pse ndodhem unë këtu, sepse po të punonin mirë ata, këtu nuk do të isha unë."

Komentet e ish-presidentit Obama një ditë më parë erdhën në kuadër të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në ditën e tretë, figura të tjera të larta ashpërsuan retorikën ndaj administratës aktuale dhe folën për të ardhmen e vendit me në krye Bajdenin dhe kandidaten e tij për zëvendëspresidente, Kamala Harris.

Dyshja Bajden dhe Harris synon presidencën amerikane më 3 nëntor dhe sondazhet tregojnë se ata vazhdojnë të ruajnë avantazhin me gati 8 pikë përballë rivalit Trump.

Bota Lajme president trump obama Aktualitet pasoja

EMISIONET