"O vemje!" Astiri nuk e do Veliajn: Mos hajde për të kërkuar vota, në burg me Ramën pas 25 prillit

"O vemje!" Astiri nuk e do Veliajn: Mos hajde për të

Mungesa e guximit për tu përballur me banorët e Astirit, të cilët Erion Veliaj i la në qiell të hapur, ka detyruar kryebashkiakun e Tiranës të anulojë takimin elektoral pranë Unazës së Re.

Aktiviteti ishte parashikuar të zhvillohej pasditen e të martës, 13 prill.

Por grumbullimi i disa banorëve e trembi Veliajn dhe stafin e tij, të cilët nuk dënjuan ti përmbahen axhendës.

Ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në këtë zonë protestuesit e konsiderojnë provokim.

"Prezenca e Veliaj në zonën e Unazës së Re është kërcënim për ne banorët. Nuk e  durojmë dot prezencën e një krimineli që ka shkatërruar 300 shtëpi."

Ata thotë se Veliaj refuzoi ti dëgjonte gjatë 400 ditëve protestë ndaj në Astir ai nuk është i mirëpritur.

“Kemi informacion se Erion Veliaj si përfaqësues i mafies Ndragheta do të vijë në Unazën e Re te banorët e Unazës së Re për të kërkuar votën. Unë dua ti them se banorët e Unazës së Re protestuan 400 ditë o vemje Erion Veliaj, o kriminel dhe nuk erdhe një ditë për ti dëgjuar këta banorë, nuk erdhe. As ti, as Edi Rama nuk do të shkelni këtu jo për të marrë votë por as për t’ju parë sytë. Do t’ju çojmë pas hekurave pas datës 25 prill. Në Unazën e Re kanë lyer duart me gjakun, mundin dhe djersën e 25 viteve të banorëve.

Sot të gjithë banorët janë në rrugë të madhe, ju prishën banesat, ju prishën bizneset. Vemja e bashkisë Erion Veliaj, ai njeri i zi në shpirt. Edi Rama është kriminel, por ky ja kalon për të zeza në shpirt. Një bonus qiraje nuk ja ka dhënë një banori të Unazës së Re, të më thotë një banor që e ka strehuar Erion Veliaj. Si mund të vijë për vota, kaq plehra janë këta? Këtu ne do të rezistojmë siç kemi rezistuar. Te shtëpitë tona, te lagjia jonë, te varret që kanë bërë për së gjalli nuk do të shkelin.

Fara e keqe e Edi Ramës do të shporret jo të vijë këtu për të bërë fushatë. Erion Veliaj nuk është i mirëpritur te banorët e Unazës së Re, të shkojë ku të dojë. Këtu do ta presim siç e kemi pritur vazhdimisht. Për të kërkuar votën po vjen por për dialog jo, përdorën dhunën ndaj banorëve, ndaj grave dhe vajzave, pleqve dhe plakave dhe ndaj djemve dhe burrave të Unazës së Re.

Firma e Salillarit, oligarkut kriminel sorollatet dhe nuk mbaron rrugën. Kjo është rrugë e  bërë. 45 mln euro 2 km rrugë. Këtu në Unazën e Re i bëj thirrje, mos hajde të shkelësh mbi plagët dhe varret që ke bërë në Unazën e Re."

"Shpresojmë ti shikojmë të gjithë pas hekurave. Drejtësia për këtë vendn dhe banorët e Unazës së Re do të vijë shumë shpejt".

"Sot i bëj thirrje gjithë popullit shqiptar, mbylljani derën!"

Banorët shprehen se ndihen të diskriminuar pasi askush nga ata nuk ka mundur të përfitojë nga bonusi i qirasë apo programe të tjera mbështetëse të Bashkisë Tiranës.

EMISIONET