"O Tak Çiçi", Blushi i kthehet keq Brahos: Nuk të vjen turp që sulmon Metën për Ramën, as sorrë nuk meriton të quhesh

"O Tak Çiçi", Blushi i kthehet keq Brahos: Nuk të

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Spartak Brahos në Skrapar.

Në një postim në facebok, ai i referohet kandidatit për deputet Braho si një njeri pa karakter.

Blushi: O Tak Çiçi, nuk të vjen turp, që sulmon Ilir Metën për llogari të Edi Ramës dhe të gjithë antishqiptarëve, nga Skrapari i patriotëve dhe i atdhetarëve?Ti as sorrë nuk e meriton të quhesh, se edhe sorra e ka një fije karakteri!

Gjatë takimit të sotëm elektoral të PS-së në Skrapar, kandidati i Partisë Socialiste Spartak Braho, deklaroi se presidenti Ilir Meta është çmendur, duke ju referuar deklaratave të fundit të Kreut të Shtetit.

Braho tregoi bisedën me Metën, që sipas tij i kishte thënë se nuk bënte më për deputet se do të bënte koalicion me Sali Berishën.

Sipas Brahos, filozofia e Ilir Metës është puçizmi dhe shtoi se në Vlorë mund të krijojë në Vlorë vetëm çetë vagabondësh

Braho: Na është çmendur presidenti. Unë kam qenë afër tij. Në 2017 më tha Spartak ti nuk bën më për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën. Turp të kesh i thashë. Qëndrova pranë tij me vite të tëra që ta mbaj afër. Këto fjalë që ka filluar të përçapet duke menduar se i ka ardhur koha që të rrëzojë rëndë interesat kombëtare. Ngjarje e rëndë ishte ajo e Rinasit, një preket për grusht shteti. Donte të ishte në krye. Por dështoi. Nuk e keni idenë çfarë rreziku kemi kaluar. Filozofia e Ilir Metës është puçizmi.Do dalë dhe do marrë pushkën Ilir Meta. Është e vërtetë që ka pasur skraparllinj në luftën e Vlorës. Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh. Më vjen keq që flas me këto fjalë. Nuk ka gjë të ngjashme me skraparllinjtë e vërtetë. Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare.

EMISIONET