Policia e Krujës ka vënë në pranga pronarin e një lokali pasi organizonte muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

“Gjatë kontrolleve kanë konstatuar në Fushë Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit K.(B).L., 45 vjeç i cili kishte organizuar muzikë live në mënyrë të përsëritur, pas orarit të caktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ”.

Ai akuzohet për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjëndjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjëndjes së epidemisë “.

Sipas policisë, 45 vjeçari,  banues në Milot, është dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore është proceduar dhe 2 herë të tjera, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke organizuar muzikë live, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.