Nuk ndryshon "Ora policore", mbyllemi në 20:00, universitetet e gjimnazet në zonat e kuqe vijojnë online
Komiteti Teknik i Ekpertëve vendosi të lërë në fuqi masat anti-Covid për të paktën edhe 2 javë. Në analizën e shifrave sërish mbeti përgjigja nëse në vendin tonë ka raste të virusit britanik. Shkak është bërë laboratori i Londrës, ku mostrat e nisura nga Shqipëria nuk janë futur ende për tu analizuar.
Të paktën edhe dy javë, Shqipëria do në nisë kufizimet në orën 20:00.
Rakacolli: Masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi janë ajo e kufizimit të lëvizjeve për të gjithë qytetarët duke filluar nga ora 20:00.
I pandryshuar mbeti edhe vendimi për gjimnazet në zonat e kuqe.
Rakacolli: Shkollat e mesme në ato vende në të cilat u përcaktuan në dy javëshin më përpara do të vazhdojnë të mbeten online.
Duket se Shqipërisë ende nuk i ka ardhur radha për të bërë analizat për mutacionet.
Tomini: Ajo gjë të cilën askush nuk mund të ndryshojë ëhstë fakti që nuk ka priotizim, aty ka radhë.
Shumë shpejt pritet të bëhet një diskutim mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve për menaxhimin e zgjedhjeve.
Rakacolli: Është një gjë që ne e kemi në mendje për problemin në lidhje me organizimin e votimeve për personat të cilët do të jenë të infektuar në kohën e votimeve dhe së shpejti do të kemi një vendim.
Nga shifrat zyrtare të ISHP dhe Urgjencës Kombëtare rezulton se në dy javët e fundit është vënë re një ulje e lehtë e shifrave qoftë për të infektuarit apo shtrimet në spitale.
Numri i shtrimeve në spitalet Covid nga rreth 120 në ditë u ul nën 100, gjithashtu edhe thirrjet në Urgjencën Kombëtare kanë pësuar një rënie të lehtë.
Ndërkaq numri i personave që janë ende me koronavirus shkon mbi 35 mijë.
Masat në fuqi:
“- Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
- Universitetet vijojnë online
- Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe