Ndonëse pothuajse çdo vit ligji për dhunën në familje ka pësuar ndryshime duke u ashpërsuar, kjo nuk po e ndal fenomenin. 

Raste të shumta raportohen ne polici, ndërsa numri partnereve që kërkojnë urdhëra mbrojtjeje ka pësuar rritje. Në pjesën më të madhe të denoncimeve shihet se dhuna shoqërohet edhe kërcënime për jetën. 

Vetëm një ditë më parë policia ka prangosur dy bashkëshorte të cilët kanë kërcënuar me armë zjarri dhe me thikë bashkëshortet e tyre. 

Rasti i parë është shënuar në Dibër, ku policia ka mundur të parandaloje në kohë një krim në familje, duke prangosur bashkëshortin dhunës.

Ne banesën e tij u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 18 fishek. Sipas policisë 46 vjecarit E. P, u prangos teksa kërcenonte për vrasje bashkëshorten e tij me ketë armë.

Ndërsa në Vlorë policia ka arrestuar një 58 vjecar me inicialet P.Z.

Sipas policisë 58 vjecari pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkshortes ne mëyre te përsëritur një dite me parë e ka kërcënuar se do ta qëllonte me thikë.

Të gjitha ngjarjet kanë ndodhur ne sy të fëmijeve te mitur të cilët janë bëre dëshmitarë të ketyre skenave të rënda.