E premtja nuk ka sjellë asnjë përmirësim të situatës me Covid në vendin tonë. 20 pacientë me Covid raportohet se kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.

Viktima janë 7 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 56-76 vjeç.

I lartë mbetet edhe numri i infeksioneve, ku janë shënuar 916 raste të reja në  3689 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  445 raste në Tiranë, 44 raste në Vlorë, 35 raste në Fier, Kavajë, 30 raste në Durrës, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Elbasan, 21 raste në Kukës, Berat, Sarandë, 20 raste në Gjirokastër, 18 raste në Lezhë, 16 raste në Lushnje, 15 raste në Tepelenë, 12 raste në Kamëz, 11 raste në Kurbin, Peqin, 10 raste në Kuçovë, 9 raste në Mallakastër, 7 raste në Mat, Bulqizë, 6 raste në Korçë, Malësi e Madhe, 5 raste në Krujë, Mirditë, Pogradec, 4 raste në Has, Delvinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, Rrogozhinë, Shijak, Skrapar, Vorë, 2 raste në Përmet, Ura Vajgurore, Dibër, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Librazhd, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,007 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 11,136 vaksinime antiv-COVID.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 625 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Statistika (26 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       916

Të shëruar në 24 orë     849

Të shtruar në spitale      625

Humbje jete në 24 orë   20

Testime ditore               3689

Testime totale          459,023

Raste pozitive          105,229

Raste të shëruara      68,007

Raste Aktive              35,466

Humbje jete               1,756

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     22643

Fier         2651

Durrës     1673

Vlorë       1791

Shkodër   1363

Gjirokastër 1028

Berat        957

Korçë       903

Elbasan    887

Lezhë       846

Dibër       371

Kukës     353