SHBA po përballet me një trend në rritje të rasteve pozitive me Covid-19 në javën e fundit.

Vetëm në 7 ditët e fundit janë regjistruar rreth 59.494 raste të reja me koronavirus.

Sakaq sipas një raporti të publikuar ditën e sotme, infeksionet kanë pësuar një rritje me 16% nga një javë më parë.

35 shtete po tregojnë rritje në rastet e reja Covid-19, 10% më të larta se java e mëparshme. Vetëm tre shtete Louisiana, Kentucky dhe Vermont po tregojnë ulje në raste të reja.


Prej së dielës, 21 shtete kanë arritur kulmin mesatar të tyre 7 ditor të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave të Johns Hopkins, shtetet në fjalë janë Alaska, Colorado, Idaho, Illinois, Indiana, Kansas, Kentucky, Minnesota, Missouri, Montana, Nebraska , New Mexico, North Dakota, Ohio, Oklahoma, Oregon, Dakota e Jugut, Utah, West Virginia, Wisconsin dhe Wyoming.