"Nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin", Erdogan kërcënon Macron: Do të keni më shumë probleme me mua

"Nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin", Erdogan

Presidenti turk ka ashpërsuar gjuhën ndaj homologut të tij francez Emmanuel Macron pas mbështetjes që ky i fundit i dha Greqisë për çështjen e Mesdheut Lindor.

"Franca është gjithmonë në axhendën tonë. Unë nuk dua as ta përmend emrin e tij, por do ta bëj sepse ai është shumë i zënë me mua. Ai tha se kishte një problem me Erdoganin dhe jo me kombin turk. Z. Macron, ju do të keni më shumë probleme me mua personalisht. Ju nuk e dini as historinë e Francës. Mos merrni shtigje të gabuara ”, vuri në dukje ai në fjalën e tij gjatë një simpoziumi të mbajtur kundër grushtit të shtetit.

Erdogan nënvizoi se Macron nuk është personi i duhur për ti mbajtur atij leksione mbi njerëzimin duke kujtuar masakrat e Francës në Algjeri dhe Ruanda.

"Ju nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin, mos harroni  masakrat në Algjeri ku u vranë rreth 1 milion njerëz dhe në Ruandë 800,000 ".

"Mos u ngatërroni me Turqinë dhe popullin turk," shtoi Erdogan.

Ndërsa duke ju drejtuar Greqisë, ai tha:

"Shikoni se çfarë po bën Greqia tani me ishujt. Si t’u besojmë atyre? Kur flasim për fqinjët, duhet të ketë drejtësi. Turqia është në gjendje të përballojë çdo sfidë, nëse është e nevojshme. Po bëni gabim, mos e ndërmerrni këtë rrugë se do të jeni plotësisht vetëm".

Më herët Ministri turk i Energjisë Fatih Donmez tha në një deklaratë se "ata që luajnë rolin e udhëheqësit në Mesdheun Lindor dhe nuk kanë të drejtë të përfshihen në sjellje të papërgjegjshme, natyrisht do të paguajnë për të".

Ai njoftoi se "së shpejti do të ketë më shumë lajme të mira, jo vetëm nga Deti i Zi por edhe nga Mesdheu Lindor", duke iu referuar kërkimit të anijes kërkimore turke "Oruc Reis". 

Të enjten Macron duke folur përpara një samiti të vendeve anëtare të BE-së jugore, tha se: "Ne duhet të jemi të ashpër me qeverinë turke dhe jo me popullin turk, i cili meriton më shumë se qeveria Erdogan."

"Turqia nuk është më një partner në rajonin e Mesdheut," deklaroi presidenti francez, duke pretenduar se aleati i NATO-s Turqia kishte disa takime të papranueshme me një anije franceze në brigjet e Libisë.

Turqia i dënoi deklaratat e Macron, duke i cilësuar "arrogante"  dhe me "reflekse koloniale". 

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme turke tha se Macron rrezikon interesat e BE me "qëndrimin e tij individual dhe nacionalist".

Bota Lajme Europa rexhep taip erdogan tensionet turqi-greqi emmanuel macron

EMISIONET