Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj mbrëmë bëri krenarë jo vetëm familjen e saj por të gjithë Shqipërinë.

Ajo arriti të merrte çmimin e parë në “The Voice Kids”  Belgjikë. Duhet të themi që ishte një çmim mëse i merituar pasi “vogëlushja” e Robertit ka një talent unik.

E si mund të jetë ndjerë ajo në ato momente, e ka treguar vetë nëpërmjet një postimi në “Instagram”

“WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!” shkruan Gala krah fotos ku shihet e  përqafuar me të atin duke mos e fshehur aspak lumturinë.

Gala ka arritur fitoren mbrëmjen e së premtes me këngët ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.