Një nga aktorët më të dashur shqiptar, Julian Deda, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA. Ai ka rrëfyer momente të ndryshme nga jeta dhe karriera e tij, për moderatoren Ester Bylyku, ku ndër të tjera, përmendi dhe një aktor të spektaklit të humorit ‘Portokalli’.

Ester Bylyku: Cili aktor i humorit të bën vërtetë për të qeshur dhe cili nuk të bën fare?

Julian Deda: Që më bëjnë për të qeshur janë disa, Genti, Ermali, Albano më bën për të qeshur. Varet nga momenti. Kurse që nuk më bën fare për të qeshur, është Salsano Rrapi.

(Këtë moment, e gjeni në minutën 19:20 të intervistës)