Nisur nga numri i lartë i të prekurve me Covid-19 në vend, ditën e sotme pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të bëjë publik vendimin e marrë mbrëmjen e djeshme për kufizimin e lëvizjeve në orën 20:00.

Në lidhje me këtë vendim janë njoftuar edhe baret dhe restorantet, pronarët e të cilëve bënë të ditur se ky vendim u ishte komunikuar verbalisht.

Në një lidhje direkte me skype për emisionin Ditë e Re mëngjesin e sotëm ishte kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Enri Jahaj i cili tregoi se si është pritur ky shtrëngim i masave nga komuniteti i bizneseve, duke qenë se janë ndër më të prekurit nga  kjo fashë e re e orarit.  

Jahaj tha se në kushtet që ndodhen ata janë të gatshëm që të mbyllen për dy javë vetëm nëse më pas qeveria i dëmshpërblen pasi dhe për ta zhvillimi i aktivitetit në këtë kohë pandemie është tepër i vështirë dhe me rrezik.

“Është si puna e asaj batutës “I di Qeveria këto?” dhe kam përshtypjen që i di. Nuk është se nuk i di këto gjëra. Problemi është pak më i thjeshtë nuk mund të mbrohemi nga Civid vetëm me aksione dhe me deklarata bombastike që do shtrëngohet rripi se ne nuk kemi çfarë shtrëngojmëmë. Besoj se është pak më e gjerë sesa shtrëngimi i masave apo rritje e gjobave. Për ne do të ishte e udhës nëse qeveria do ti dilte për zot shtrëngimit, ne do të ishim të gashtëm të mbylleshim edhe dy javë, por të kishim një dëmshpërblim mbrapa. 

Sepse në këto kushte edhe ne e kemi të pamundur të punojmë. Edhe ne na bëhej një nder që nuk punonim në kushte ekstreme, që nuk ka biznes por në kushte ne jemi të detyruar të mbajmë thjesht biznes të hapur për hir të vërtetës. E ritheksoj që biznes nuk ka, po flisni për një kategori biznesi që për gati 1 vit është penalizuar”– thotë ai.